×
Hyrja
Profili

Cfare i mungon forumit tone?

Cfare i mungon forumit tone?

· 234 · 14877

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-04-2005, 05:00:10
Cfare i mungon forumit sipas mendimit te secilit dhe qe ne te shohim ta realizojme?

Pershendetje!  :)

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#1 ne: 18-04-2005, 05:37:01
fshirja e postimit t'fundit nga vet autori. gjitha forumet tjera e kane kete opsion.

  • Postime: 1609
BESIM
#2 ne: 18-04-2005, 10:35:05
Nuk e lejone pika 3 e rregullores se forumit te fshihen a zhduken postet,nje apo me shume,qofte nga autori apo kushdo tjeter, pervec editimeve - nese jane te arsyeshme!  Mund te ndodhe ndonje fshirje e teresishme te ndonje posti nga stafi,vetem atehere kur fuqimishte cenone ceshtjen kombetare apo shkel barbarishte ndonje pik te rregullores.


Pika 3 e rregullores baze te forumit:

3. E drejta e autorit
Postimet, shkrimet dhe materialet e publikuara në forum dhe në revistë janë pronë të atij që i vendos. Dhe duke qene se vendosen në platformën virtuale të "Zëri yt" atëhere dhe merr të drejtën e përdorimit të tyre, por gjithmonë duke i ruajtur dhe i njohur emrin autorit. Ndërkaq, nuk lejohet që autori i shkrimeve t'i heq apo fshijë postimet e tij tërësishtë nga forumi. Pjesa tjetër është pronë ekskluzive e "Zëri yt" si e tillë mbrohet me ligjet e copyright-it. Vendosja e software-ve, programeve, skripteve dhe çdo gjëje tjetër të mbrojtur me ligjet e copyright-it është rreptësisht e NDALUAR.

  • Postime: 2501
  • Gjinia: Mashkull
[< 88 >]
#3 ne: 18-04-2005, 14:01:49
Per mendimin tim nuk do te ishte keq te kishim nji XxX zone qe te
perdorej me kod indetifikimi per persona mbi 18 vjec  hmmmm:
ku mund te postonim foto te ndryshme qe nuk mundemi ti postojm
ktu . sdo ishte keq   :D

       hiher priher kaq kisha   :pafshim
 

  • Postime: 1609
BESIM
#4 ne: 18-04-2005, 14:13:11
Forumi eshte nje teresi, edhe nese mund te ndahej ndonje zone (te tipit qe kerkone) me akces te vecante, eshte e padeshirueshme per shume te tjere, sepse ne kete forme forumi do ti sherbente nje gjeje qe nuk sjelle tjeter pos rremujash e imoralizmash, e do t'i bente edhe ata pergjegjes per ate zone. Prandaj, mbase jemi nje teresi e pandare, gjithesecili merr pjese ne dicka te pahijshme qe mund te ndodhe ne forum, e te paret jane ->  drejtuesit e ketij forumi.


Cdo gje qe te shpie ne sherre, eshte vet sherr.

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#5 ne: 18-04-2005, 14:57:35
......
« Editimi i fundit: 23-04-2005, 09:22:53 nga sulltani »
Lucent
#6 ne: 18-04-2005, 15:14:46
Sulltan, forumi nuk eshte i Oltit, kete ta kam thene disa here. Per cdo gje administrata (7 admine)vendos me votim te barabarte ku secili ka vetem nje vote.

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#7 ne: 18-04-2005, 15:19:31
.........
« Editimi i fundit: 23-04-2005, 09:23:13 nga sulltani »

  • Postime: 2501
  • Gjinia: Mashkull
[< 88 >]
#8 ne: 19-04-2005, 05:21:02
Forumi eshte nje teresi, edhe nese mund te ndahej ndonje zone (te tipit qe kerkone) me akces te vecante, eshte e padeshirueshme per shume te tjere, sepse ne kete forme forumi do ti sherbente nje gjeje qe nuk sjelle tjeter pos rremujash e imoralizmash, e do t'i bente edhe ata pergjegjes per ate zone. Prandaj, mbase jemi nje teresi e pandare, gjithesecili merr pjese ne dicka te pahijshme qe mund te ndodhe ne forum, e te paret jane ->  drejtuesit e ketij forumi.


Cdo gje qe te shpie ne sherre, eshte vet sherr.


sa per zonen qe thash un me lart ti nuk mund ta dish se cfar mendojn te tjeret prandaj (ske pse i ve vulen) dhe smund te bi sherre ska pse te bi ai qe do deshironte ti jepej codi cuna goca pse jo .

 a duan forumistet nje gje XxX zone mund ta vendosin vet me vot. ti si admin
hape nji teme  KU MUND TE JAPIM VOTEN   ;)  
 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#9 ne: 19-04-2005, 05:24:08
88 sa i perket temes qe thua ti kjo rubrika ketu eshte qe nuk vizitohet shum nga antaret kjo eshte nje zone e vecante dhe mund te behet vetem per antar te vecante.

http://www.zeriyt.com/component/option,com_smf/Itemid,108/board,118.0.html

  • Postime: 2501
  • Gjinia: Mashkull
[< 88 >]
#10 ne: 19-04-2005, 05:49:28
88 sa i perket temes qe thua ti kjo rubrika ketu eshte qe nuk vizitohet shum nga antaret kjo eshte nje zone e vecante dhe mund te behet vetem per antar te vecante.

http://www.zeriyt.com/component/option,com_smf/Itemid,108/board,118.0.html
O  berni ti ja bo ja nuk e kupton me tamon  :O  un me von tashi ca foto aty ato fshifen 100% dhe nuk du me i vendos se ktu ne forum ka dhe goca te vogla dhe po i prishim  :D  moralin  ;)

       
A  M'KUPTOVE  

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#11 ne: 19-04-2005, 05:52:05
lal epo nuk eshte forum Erotik qe te vendosen te tilla foto.

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 19-04-2005, 06:26:28
Kush mendon se ky eshte forumi im privat, eshte i lire te mos marre pjese ketu. Ka plot forume te tjere.
Lucent
#13 ne: 19-04-2005, 07:44:34
Citim nga: &lt;88&gt; ne 19-04-2005, 05:21:02
sa per zonen qe thash un me lart ti nuk mund ta dish se cfar mendojn te tjeret prandaj (ske pse i ve vulen) dhe smund te bi sherre ska pse te bi ai qe do deshironte ti jepej codi cuna goca pse jo .

 a duan forumistet nje gje XxX zone mund ta vendosin vet me vot. ti si admin
hape nji teme KU MUND TE JAPIM VOTEN ;)
 

Une thash qe adminet votojne dhe e kemi bere kete dhe te tregoj publikisht se nuk do te kete zone XXX. Nese kjo eshte arsye pse dikuj nuk do i pelqeje forumi yne atehere ashtu le te jete. Forumi yne tenton te jete serioz, te terheqi nje audience serioze dhe intelektuale dhe ne asnje menyre nuk ka per qellim te behet nje vend per tallje, pa marre parasysh cfare shume persona mendojne.

Mendoj se jemi shume te qarte ne kete pike!

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 19-04-2005, 08:15:33
Ajo qe kerkon <88> bie dhe ne kundershim me piken 5 te rregullores. Kuptoj deshiren e disave, por ky forum nuk mund te behet vend per materiale per te rritur.

  • Postime: 5949
SmiLey
#15 ne: 19-04-2005, 08:57:00
Per cdo gje administrata (7 admine) vendos me votim te barabarte ku secili ka vetem nje vote.



Wow me te vertete :O
Personalisht, nuk mendoj se veprohet ne menyre te tille... dhe ti e di shume mire kete. Nuk jeni te gjithe me te drejta te barabarta dhe aspak nuk e luani karten tuaj ne menyre asnjeanese...ndaj dhe keni ferkime personale... gje qe s'me pelqen aspak (nuk kam pse ta fsheh).
Megjithate, me sinqeritet mund te them qe me pelqen ajo c'ka keni bere dhe arritur per kete faqe. Eshte per tu admiruar, ju lumte! :)
Nderkohe, nje sugjerim i imi per kete forum eshte qe (btw, eshte ne dore tuaj, ta konsideroni ose jo) ... te beni c'eshte e mundur te hiqni ate 'pelerinen tuaj partiake' (dmth te depolitizoheni)... mos te influenconi anetaret e tjere ne gjykim e deshiren qe kane ata per te shprehur mendimin e tyre te lirshem.
Kam lexuar ne shume tema dhe jam ndeshur me disa prej jush, qe shfaqin hapur fare moskuptimin dhe mostolerancen kundrejt mendimit te shprehur nga nje anetare tjeter... qofte ai dhe i gabuar!  Por nese (i bie fjala...) dikush eshte dhe me partine e dreqit... ku e gjen ti te drejten te shkosh e t'i kercenohesh atij/asaj, apo dhe te ofendosh dike perse zgjedh ai/ajo nje parti apo nje figure tjeter nga ty?!
Dhe se fundi, te mos injoroni apo perbuzni gjinine femerore... pervec disave nga ju ketu... mund te them me plot gojen, qe shumica derrmuese shprehet dhe mendon shume ulet per nje femer (qofte e kulturuar dhe e edukuar ajo)...ju po njesoj veproni. Turp! :(
Kaq kisha...


p.s., Sa per sqarim, nuk dua te kem konflikte me asnje ketu... mundesisht deshiroj te qendroj sa me larg. Por disa gjera duheshin thene pakices, qe mendoj se nuk sillet drejte...


Me respekt
SmiLey :pafshim

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 19-04-2005, 09:05:11
Ti rrofsh per fjalet dhe per ate qe ke bere se je nga ato qe ke besuar qe ne fillim per kete komunitet.

Sa per "pelerinen partiake" Pavarsisht statusit te njerit apo tjetrit, secili e ka nje bindje partiake qofte ky moderator apo anetar i thjeshte dhe kesaj nuk i shpetojme dot. Dhe anetaret e stafit i perkasin bindjeve te ndryshme politike, gje qe besoj e  shkon per shtat mbarevajtes se puneve.  Nese nje anetar i stafi ben editime vec duke u nisur nga gjykimi tij politik, atehere vec te beni nje raportim se do jem une vete qe do ia  heq statusin. Ky komunitet mbeshtet ne parimin "Tribune e fjales se lire" Kush e shkel kete nuk meriton te jete pjese e komunitetit.
Lucent
#17 ne: 19-04-2005, 09:05:20
Une personalisht dhe nuk po flas ne emer te admineve tjere, kur postoj ne nje teme postoj si anetare i thjeshte e jo si admin. Shpreh mendimin tim, te cilin kam te drejte ta shpreh po aq sa edhe ti. Tashi nese une kam nje orientim te caktuar partiak/politik/religjioz kjo nuk do te thote se e tere administrata do te influencohet prej meje. Per me teper, ne administrate jemi munduar qe te inkuadrojme anetare me orientime nga me te ndryshmet. Gjithashtu, ne administrate ka edhe femra, mjafton te shifet njehere se kush ben pjese ne administrate para se te jipet cfaredo mendimi per te!

Pershendetje! :)

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#18 ne: 19-04-2005, 09:07:12
Ah per te shtuar dhe per trajtimin e femrave. Nese dikush apo disa kane nje botekuptim te erret mbi femrat, atehere  kemi te bejme me problem personal dhe jo te forumit. Ne si forum jemi munduar qe femrat te zene nje vend sa me te mire dhe te kene gjithe respektin e duhur dhe te merituar ketu. Madje Zeri Yt eshte i vetmi qe ka nje rubrike kushtuar femrave. Sidoqofte ngelet shume per t'u bere dhe me ndihmen tuaj uroj se do arrihet edhe me tej sukses dhe permiresim.

  • Postime: 5949
SmiLey
#19 ne: 19-04-2005, 09:32:26
Sa te shkathet qe jeni mor aman...fap e fap pergjigjet paskan ardhur :P (shaka kjo).

Ok tani...

M A X,

Se pari, faleminderit per aq sa me ke shkruajtur dhe te kuptoj. Por ndoshta nuk u shpreha shume qarte... nuk e kisha fjalen te depolitizoheni ne kuptimin total... ah jo jo, as une nuk do e kerkoja kete, se nuk eshte aspak e drejte! E kisha fjalen, qe secili prej jush duhet qe ne nje fare menyre te kontrolloj veten ne konfrontimin e ideve/ndjenjave partiake apo religjoze... sepse moskontrollim i perceptimeve dhe botekuptimeve te tjetrit sjell konflikte e ferkime nga me te ndryshmet (dhe ju i keni deshmuar vet keto).
Pra i dashur, me fjale te tjera... mbaje frymen tende dhe ushqeje ate ne menyren tende... por ama mos shko e t'i influencosh tjetrit ne menyre kokeforte! Kjo s'eshte aspak e drejte per mua! Jojo:

Persa i perket, temes qe i eshte perkushtuar femres dhe rolit te saj ne shoqeri... me thene te drejten, me ka pelqyer jashte mase si veprim. Bravo, sinqerisht! :)
Por nuk mjaftojne vetem temat e hapura more M A X... duhet me shume botekuptim, miresjellje e deshire e mire per te patur durimin e duhur per te degjuar e respektuar femren. Disa jane teper te ngurte ketu e ne menyre patetike shume kokeforte ne lidhje me respektin qe i duhet dhene nje femre. Jo sepse ajo ta kerkon, por sepse ajo me te vertete e MERITON!
Megjithate, kjo eshte njicik si ''catch 22''... nuk eshte per t'i vene faj administrates. Por e kisha fjalen, qe dhe juve duhet te tregoni me vigjilent e te kujdesur ne keto tema, te mos i neglizhoni... te mos lejoni te tjeret te flasin padrejtesisht e me ofendime te uleta per figuren e nje femre.
Sidoqofte, falenderoj replikat e tua ne lidhje me ato pak gjera qe parashtrova... I respektoj dhe i vleresoj ato qe ke shkruajtur! Flm :)

Lucent,

Ato qe i shkruajta M A X-it me siper vlejne dhe per ty (te me falesh, por nuk e ndjej te nevojshme te perseris veten).
Ama nje gje do te shtoja, mua nuk me intereson se kush ben pjese ne administrate... dhe dash me dit, asnjehere nuk me ka interesuar.
Une analizoj punen qe beni, ajo po qe flet me teper...
Me duket se me ke keqkuptuar... se kur fola per ceshtjen e femres nuk e kisha fjalen per femrat e admin'  Keshtu qe, te lutem.. mos vendos fjale te paqena drejt meje. Flm


Gjithe te mirat dhe suksese!
 :pafshim
Lucent
#20 ne: 19-04-2005, 09:52:38
Kur thash se kemi femra ne administrate (e cila u zgjodh me pajtimin e te gjitheve) desha te theksoj se nuk kemi asnje problem gjinor ne si administrate. Tashi, pse ka anetare me probleme te tilla (sic e permendi MAX me pare) ne nuk mund te bejme shume. Ne nuk nxisim dhe mundohemi aq sa mundemi ta ndalojme nje urrejtje te tille, e nese ajo ekziston minimalisht atehere kerkojme falje!

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#21 ne: 19-04-2005, 15:35:59
.......
« Editimi i fundit: 23-04-2005, 09:23:45 nga sulltani »

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#22 ne: 19-04-2005, 20:40:53
a jeni per pajtim...oh toka e arbrit ?
Nejse.............s hkrimi i gjuhes shqipe ne ket forum, do ishte i plotesuar, sikur te ishin edhe keto shkronja (ë, ç) , me germa te vogla, dhe te medhaja.
Nga nje here, po pritoj, qe te shkoj ne faqe tjera, per ti marre keto shkronja te bukura te gjuhes tone,  dhe atehere ti postoj ne forum.

Diten e mire.

  • Postime: 1609
BESIM
#23 ne: 19-04-2005, 22:35:37
po kto s'i ke ne windows,pc (per ç,ë):

Start
 Programs
  Accessories
    System Tools
             Character Map

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#24 ne: 19-04-2005, 23:11:53
BESIM........ flmd qe ma kalxove kete menyre.......se sa kam dit noj here, po ishte shume e ngatrrushme, dhe e merzitshme sidomos kur i pash edhe shkronjat Greke aty, dhe une tek WindowsXp Characer Map, baj nja 15 minuta deri sa ta gjaj ni shkronje..:d.  
Kjo asht menyra qe ti i poston shkronjat ë, ç ne forum ?
Una kam deshire qe keto shkronja, te jen opsion ne tabelen, siper kur poston antari....sikur jane opstionet tjera B, I, U., etj etj.

Me vjen keq qe te paske vujt shume, e tash pot ndihmoj une ty.
Shko tek kjo faqja poshte, dhe aty ban 3 seconda, per me Copy/Paste shkronjat (ë,ç). :d, :d.

http://www.argjiro.net/fjalor/

:d.

Temat e fundit