×

Sondazh

Jeni te mendimit qe te fshihen postimet qe shkruhen ne anglisht tek temat qe jane ne shqip?

PO
JO

E shkruajtura anglisht ne tema shqip.

· 76 · 18114

E shkruajtura anglisht ne tema shqip.

· 76 · 18114
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#25 ne: 23-07-2010, 21:04:59
shqippppp vetemmm

S'po te flitet me greqisht ty? ^o)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#26 ne: 24-07-2010, 19:37:40
spring ...nuk e kisha pare kete teme prandaj.:)..qe kur e pashe nuk kam shkrujt me fjale te huaja ok..:)..po dhe ti anglishten uje fare e ke qare..tamam sikur ke lindur ne angli :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#27 ne: 24-07-2010, 19:44:25
Paske thy rekord pra, paske fiks 24 ore qe s'fliske me gjuhe te huaja.
Urime! :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#28 ne: 24-07-2010, 19:53:41
urime te dyve..:P..si ka mundesi qe ka kaluar 1 ore dhe ti nuk ke shkruajtur anglisht...do kthej nonje pallat permbys...:P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#29 ne: 24-07-2010, 19:57:23
S'e ke pa mire... s'ka 10 min qe postova nje poezi anglisht! ;)


Sa per temen, sigurisht qe ne temat serioze te forumit nuk ka pse flitet ne gjuhe te huaj, se fundja qellimi i shkrimit eshte qe te merret vesh nga bashke-shqiptaret. Ama ca jane bar kafe, apo tema chit chati, ku shpeshhere cdo gje degradon ne bashkebisedim mes anetareve, nuk me duket dicka e pavend edhe postimi ne gjuhe te huaj. Fundja ktu ka shume tema te tipit si ndihesh, ca do thuash dhe nqs anetarit i vjen per mbare ta thote edhe latinisht, le ta thote....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 907
  • Gjinia: Mashkull
moçali
#30 ne: 28-07-2010, 12:03:25
Jam kundër shkrimit në gjuhë të huaj në forume shqiptare. Këta që shkruajnë kështu janë njerëz mendjemëdhenj e të cekët që duan të tregojnë se dinë gjuhë të huaja.
Nuk duhet lejuar as në bar kafe dhe as në tema serioze. Këtyre njerëzve u është bërë shprehi dhe fusin nga një shprehje ose fjalë kudo, në çdo shkrim e në çdo temë. Kjo është një modë e e keqe, e njoh mirë këtë modë. U duket vetja modernë kur flasin gjysma shqip e gjysma në gjuhë të huaj.
Unë them që të merren masa ndaj atyre që shkruajnë në gjuhë të huaja, masa si: fshirja e postimeve, paralajmërimi, e deri tek përjashtimi
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#31 ne: 28-07-2010, 14:49:00
Eshte mire te njohesh gjuhe shume, por nuk eshte mire t'i perdoresh aty ku nuk bejne dobi, ose aty ku nuk je i detyruar.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#32 ne: 28-07-2010, 20:43:23
Nuk duhet lejuar as në bar kafe dhe as në tema serioze.


...dhe keshtu degradoi liria e fjales...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 85
  • Gjinia: Mashkull
Hektori111
#33 ne: 28-07-2010, 20:58:05
Ne qofte se su pelqen nuk ka ndonje veshtresi te madhe. por ka raste qe perdoret nje shqipe qe se kuptojme per arsye dialektore. Jo per te ofenduar njeri por kur te postojne ta kene parasysh qe gjuha te jete sa me letrare.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#34 ne: 29-07-2010, 11:21:13
dhe un jam kondrraa...shqip dhe vetem shqip...un kam ikur i vogel nga shqiperia dhe dua qe ta perforcoj shqipen prandaj shkruani shqip ju lutem....spring ti meqe je angleze dhe nuk do shkruaj anglisht....:)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#35 ne: 29-07-2010, 17:26:26
O Tit kot flet ti, se mbreme pash nje teme qe kishe shkruar ne greqisht...... ka qene  dje ne darke nuk e mbaj mend temen ne barkafe ishte.

P.s ne forum eshte dhe nje rubrike per gjuhe te huaj,  http://www.zeriyt.com/albanian.html e kam fjalen per disa antare te ri qe nuk mund ta dine.

http://www.zeriyt.com/general-discussions-b38.0/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#36 ne: 29-07-2010, 18:20:27
o berni po un shkruaj me raste..kur duhet shoku...jo si ca qe ne 10 postime 3 jan ne gjuhe te huaj....e dine vete atao kush jane :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#37 ne: 30-07-2010, 14:59:38
o njerez ky eshte forum shqiptar dhe ska arsye pse te shkruajm anglisht
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#38 ne: 30-07-2010, 15:59:51
o njerez ky eshte forum shqiptar dhe ska arsye pse te shkruajm anglisht

Ncuq! Vetem italisht, greqisht, latinisht me raste... ;) :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#39 ne: 30-07-2010, 16:21:03
Ne Barkafe mendoj qe eshte ok ndonje fjale apo fjali tek tuk...psh tek tema e xhamit me avull..:D

Ne tema serioze do ishte mire vetem shqip.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#40 ne: 30-07-2010, 16:33:51
SpringSky

Jam kureshtar te di se sa e perdorin greket dhe italianet gjuhen shqipe neper forume te tyre.


Sidoqofte, eshte plotesisht ne rregull per mua nese behet fjale per emra te pervecem apo thjesht nje thenie te shkathet nga nje i huaj, p.sh.: "dje isha ne New York City", "pelqej thenien 'one for all and all for one' tej mase" etj.., por jo ta pershkruajme nje ndjenje tonen ne anglisht, greqisht apo italisht - disi me duket palidhje.

Megjithate, une nuk jam ti, as ti nuk je une, keshtu qe gjithsesi respekt - fjalen po ia kaloj admin. dhe moderatoreve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#41 ne: 30-07-2010, 16:45:15
shume  e drejte kjo  me siper
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#42 ne: 30-07-2010, 17:56:48
jo un jam me spring...vetem me raste ama..:P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 85
  • Gjinia: Mashkull
Hektori111
#43 ne: 30-07-2010, 22:22:52
Ky eshte diskriminim qe i behet gjuhes angleze... :P
Duhet me shkruajt ne gjuhe te tjera tani... :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#44 ne: 30-07-2010, 22:26:55
si tha sala vetem anglisht lerini gjuhet e tjera LOL :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#45 ne: 31-07-2010, 10:41:36
flisni e shkruani shqip moooooo..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#46 ne: 31-07-2010, 17:42:03
SpringSky
Jam kureshtar te di se sa e perdorin greket dhe italianet gjuhen shqipe neper forume te tyre.

Shprehja e perdorur prej meje me siper, qe sherbeu si nxitese per komentin tuaj/ tend, ishte thjesht ironi per specifikimin qe i behet mos-perdorimit te gjuhes angleze ne forum, nderkohe qe ata qe ngrejne krye ndaj ketyre postimeve ne anglisht, jane nder anetaret me te shquar ne perdorimin e italianizmave e greqizmave.

Nuk e ve ne dyshim qe ne forumet e huaja nuk thuhet asnje fjale shqip, por une kete nuk e shoh si nenvleresim qe i bejne te huajt gjuhes sone dhe nuk mendoj se une/ ne po tregohemi ksenocentrike duke perdorur here pas here shprehje ne gjuhe te huaj ne vend te sones. Per mendimin tim kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje aftesi me teper e shqiptareve te dine shume gjuhe e te shprehen lirshem, e ne shumicen e rasteve teper sakte ne gjuhe te huaj. Se i mungon italjaneve, grekeve e anglezeve njohuria mbi gjuhen shqipe, eshte problem i tyre.

Duhet patur parasysh se shume anetare qe njoh ketu jetojne jashte Shqiperise e pavaresisht deshires se tyre te mire, shpeshhere te shprehurit ne gjuhen meme behet i veshtire. Deri me sot une personalisht nuk kam pare ndonje postim ne gjuhe te huaj aty ku realisht gelon nje debat serioz dhe informativ per lexuesit. Ne momentin qe behet "gallate" flitet edhe ne dialekt, nuk respektohet gramatika etj etj. qe normalisht duhet te perbeje problemin paresor, neqoftese ne marrim persiper te mbrojme gjuhen shqipe me kaq zell hipokrit!

Ndjese per sterzgjatjen,
respekt!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#47 ne: 31-07-2010, 17:48:41
.spring ke te drejte per ato qe thuaj..:p
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#48 ne: 31-07-2010, 21:11:09
SpringSky

Respektoj mendimin tend, porse nuk pajtohem - madje, ne asnje rresht qe ke shkruar, ngase fjalet tua me shume i kam parasysh si shfajesim i ndjenjes se inferioritetit (kompleksi i vleres se ulte).

Une njoh: suedishten, anglishten, serbishten, gjermanishten dhe edhe nje cike spanjishten (shprehje kjo qe mund te keqkuptohet si qendrim prej mendjemadhi), por megjithate asnjeren nga keto gjuhe qe njoh nuk i perdor ne forume shqiptare, as ne mesin e shoqerise sime, ngase mburrem me gjuhen e se emes shqipen.

Eshte forum shqiptar, ndaj une theksoj dhe kembengul qe duhet te shkruajme shqip dhe vetem shqip - e quajme Zëri Yt dhe jo Your Voice.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#49 ne: 31-07-2010, 23:09:10
bravooo kshu ka lezet shqippppp
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super