Zerion

@Zerion => Meta => Teme e nisur nga: CTS ne 30-06-2006, 00:24:32

Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: CTS ne 30-06-2006, 00:24:32
E di qeshte një teme qe ndoshta sdo ishte mirë ta hapja, por s'po me rrihej pa e shkruar. Kisha një vërejtje për disa persona qe e dinë shumë mirë se kush janë, pa përmendur emra dhe qe shkruajnë vetëm anglisht aty ku te gjithë shkruajnë shqip. Ne këtë forum hyjne dhe nga Shqipëria, nga Italia nga Zvicra e shumë e shumë vende te tjera, dhe jo te gjithë dinë anglisht dhe për ata njerëz është shumë e vështirë ti kuptojnë çfarë eshte shkruajtur. Kur dikush shkruan shqip dhe merr përgjigjen anglisht, kjo tregon një tangerllik qe do të tregoj se gjoja ka harruar shqipen dhe se e ka me kollaj te shkruaj anglisht sesa shqip. Për mendimin tim, mbase dhe jam i gabuar duhet te moderohen shkrimet anglisht ne tema shqip, dhe postimet qe jane ne anglisht te lejohen vetëm ne temat qe jane vetem anglisht.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Syrgjyn ne 30-06-2006, 02:06:44
Sot, brenda pak orëve kam fshirë rreth 15 postime ne gjuhën angleze ne tema shqip.

U lutem zeristeve qe shkruajnë nganjëherë anglisht ne tema shqip qe të mos na ngarkojne akoma me shumë neve moderatoreve. Na e kurseni edhe neve kohën, qe të kemi mundësi te ulemi kembekryq me ju dhe te bisedojme te gjithë si anetare te thjeshtë dhe te barabarte... si Zëristë!

Besoj se edhe anetaret dhe moderatoret e tjere jane ne nje mendje me mua.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Berni ne 30-06-2006, 10:05:58

Besoj se edhe anetaret dhe moderatoret e tjerë janë ne një mendje me mua.

Une kam qene i pari qe kam bere debate me antaret rreth ksaj gjeje,po prap disa vazhdojn te njejtin hafaz duke shkruajtur Anglisht.

Tribiano jam me ty per gjithcka qe ke thene,po une mendoj se sduhen moderuar ato shkrime,po eshte e mira te hiqen fare se eshte shume e merzitshme kur i editon se kur i fshin e ke me te thjeshte.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Capkenja ne 30-06-2006, 10:47:10
The thone pastaj ckane Moderatoret qe na fshijne postimet!
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Olsi Ferazini ne 30-06-2006, 11:29:54
ky eshte forum shqipetar dhe duhet te shkruhet shqiiiiiiiiiiiiiiii p...........
Titulli: Verejtje per forumin
Postuar nga: pajtim pirasi ne 29-07-2006, 10:56:55
Doja tju beja me mire te them dy kerkesa:
1. Mos lejoni ju lutem shkrime ne gjuhe te huaj aty ku shkruhet vetem shqip(jashte rubrike per gjuhe te huaj).Ne se nje shkrim te nje gazete te huaj nuk e perkthejne,eshte gati njelloj sikur te mos botohet.Jo te gjithe dine gjuhe te huaja.
2.Shume shkrime qe sillen rreth se njejtes teme i gjen neper tema te ndryshme.A mundeni ti kanalizoni ne temen qe i permbledh me mire.
Ju faleminderit,p.p.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Capkenja ne 23-01-2008, 09:59:04
Dhe vazhdojne te shkruajne akoma...dhe as qe merret masa per kete gje !

Se kuptoj pse pjesa e forumisteve qe jetojne ne Angli apo Amerike shkurajne ne anglisht,duan te tregojne sa mire e zoterojne gjuhen ?

Nese eshte keshtu po ja fusim dhe kinezce mqs e dime kete gjuhe !
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: sorelina ne 23-01-2008, 11:05:13
Dhe vazhdojnë te shkruajnë akoma...dhe as qe merret masa për këtë gjë !

Se kuptoj pse pjesa e forumisteve qe jetojne ne Angli apo Amerikë shkurajne ne anglisht,duan te tregojnë sa mirë e zoterojne gjuhën ?

Nëse është kështu po ja fusim dhe kinezce m.q.s. e dimë këtë gjuhe !


Dhe unë te njejtim mendim kam..

Fatmiresisht pjese e ZY eshte dhe Albanian Forum ku te gjithe te mund te shkruajne e te diskutojne ne cilendo gjuhe.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: danjelaeri ne 29-01-2008, 10:38:23
un shkruajta anglisht sepse ai personi kishte bo pyetjen anglisht dhe mendova se noshta nuk dinte shqip por me mire eshte shqip anglisht te shkruajne ne forumet angleze
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: AngelDeviled ne 29-01-2008, 22:29:33
Ka raste qe fjale e thenie anglisht (ose nje gjuhe tjeter, qe popujt flasin) pervecse nuk tingellojne mire ne shqip, por eshte e veshtire ti perkthesh. Ne raste te tjera, thenie nga filma ose seriale te ndryshme nuk kane as kuptim ne shqip. Hera e fundit qe mu fshi nje postim anglisht ishte kur une thashe Hi fiiiiiive dhe veeerrryyyy niiiiiceeeee.... Ma shpjegon kush se si ti perkthej une keto ne shqip?

Une nuk kam asnje kundershtim kur biseda te tera kthehen ne anglisht dhe fjali te tera perdoren ne vend te shqipes, por ca raste, mendoj une, mund te tolerohen, duke marre parasysh situaten.

Nese e vini re, ka shume raste qe edhe ne Albanian Forum (qe mendohet te jete anglisht) ka tema te tera ne shqip, madje edhe me gabime gramatikore ne titull si pershembull Kjo tema ketu. (http://www.zeriyt.com/albanian-history-culture/protest-t41340.0.html;msg587023#new)

Nje kerkese qe kam une ka lidhje me ato rregullat gramatikore qe keni ju administratoret ne panel. Nese e keni vene re ka shume raste qe ë vihen aty ku nuk duhen, dhe hiqen aty ku duhen... nese mund ta kontrollonit pak ate listen, do e ndihmonte forumin me shume sesa te mundohet te rregullosh gabimet e te tjereve me zor.


AD
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Charlie ne 29-01-2008, 23:56:26
Hera e fundit qe mu fshi një postim anglisht ishte kur unë thashë Hi fiiiiiive(kjo i bjen Pershendetje pese) :D dhe veeerrryyyy niiiiiceeeee(kjo i bjen Shume bukur) :D .... Ma shpjegon kush se si ti perkthej unë këto ne shqip?

AD


Faleminderit,dhe nuk ka perse :D
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: h75 ne 29-08-2009, 10:53:19
duke respektuar gjuhen tone ne respektojme vetveten

une kam simpati per shqiptaret qe dine edhe gjuhe te tjera por kur flasim shqip duhet te perpiqemi t'i shmangim fjalet e huaja
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: kengaime ne 29-08-2009, 10:57:31
duke respektuar gjuhen tone ne respektojme vetveten

une kam simpati per shqiptaret qe dine edhe gjuhe te tjera por kur flasim shqip duhet te perpiqemi t'i shmangim fjalet e huaja

E thene thjeshte e qarte.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: h75 ne 29-08-2009, 11:19:04
kenga ime, mire se u ktheve ne forum,
te pershendes
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Oqeani ne 29-08-2009, 23:31:11
Une mendoj qe perpos tek Barkafe,ku lejohen cit-catet,mund te lejohet e shkruara angleze,me qe behet diksutim i lire aty,dhe te lidh rasti te perdoresh disa barcoleta apo shprehje ne gjuhe te tjera.
 Ne tema te tjera asai,ble kisha bere kerkes qe te perpiqemi te shkruajme sa me mire gjuhen tone letrare, e jo gjuhen e nje dialekti apo treve te caktuar,qe mund te jete e pakuptuar per dike.Ky forum eshte i te gjitheve,dhe gjuha letrare,ne mes shume te tjerave eshte nder me kryesoret qe na unifikon..
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Kisss ne 30-08-2009, 04:14:19
Mire do kishte qene sikur dikush te na I sillte disa shembuj ku perzirja e shqipes dhe anglishtes  jane per tu mos duruar, kshu qe ti analizojm me thelle.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Kisss ne 12-09-2009, 01:21:16
Shume mire Capi, tani a e don nje biskot ?
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: M A X ne 12-09-2009, 19:43:57
Capi, qendrimi yt ketu eshte vetem rezultat i tolerances qe ju nuk e meritoni, prandaj mos e keqperdor!
Nuk ke nevoje te me pergjigjesh, madje eshte mire per ty te mos pergjigjesh fare.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: *Niku* ne 20-02-2010, 22:21:43
jena shqipetare flasim shqip dhe duhet te shkruajme shqip....eshte gjuha jone e embel...
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: * AηesSa * ne 04-03-2010, 15:08:47
mua nuk me pelqen qe gjuha shqipe te perzihet ne gjuhen angleze ose me ndoni gjuhe tjeter...por nuk  me pelqen qe edhe duke fol e perzien gjuhen ton ne gjuhe te tjera...ka shembuj shume e sidomos une mendoj qe ne shqiperi te mos fusin gjuhe te tjera ne gjuhen shqipe..shikohet se edhe neper medja kur duan te shkruajn apo shprehin dicka me mir i vjen te fusin dicka nga gjuha anleze...PSE??duke pare ne njerin aspekt te thuhet se ne gj.shqipe ska fjale te mjaftueshme...kjo eshte krej  gabim se gj.shqipe ka 36 shkronja...dhe me to formohen aqq fjale aqq fjaleee sa nuk ka nevoj te fusim fjale nga gjuhe te huaja.....FLM PER MIREKUPTIMIN
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: h75 ne 04-03-2010, 18:28:24
mire e the anesa, gjuha shqipe ka fjale te mjaftueshme dhe nuk ka nevoje per fjale te gjuheve te tjera.
njerezit nuk duhet te lodhen per te gjetur fjale te huaja per te shprehur mendimin e tyre, por ta thone ate shqip. te mos vuajne nga kompleksi i inferioritetit sepse qenja pjestar i nje grupi tjeter apo pasja e nje gjuhe tjeter nuk ta rrit e as ta ul vleren.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: * AηesSa * ne 12-03-2010, 23:38:05
flm per mbeshtetjen
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: vullkani ne 26-03-2010, 21:40:36
per mendimin tim duhen te fshihen ktu duhet te flitet vetem shqip
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Kesulekuqja ne 06-07-2010, 17:21:02
mendoj pjeserisht
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 23-07-2010, 20:56:48
shqippppp vetemmm
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 23-07-2010, 21:04:59
shqippppp vetemmm

S'po te flitet me greqisht ty? ^o)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 24-07-2010, 19:37:40
spring ...nuk e kisha pare kete teme prandaj.:)..qe kur e pashe nuk kam shkrujt me fjale te huaja ok..:)..po dhe ti anglishten uje fare e ke qare..tamam sikur ke lindur ne angli :P
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 24-07-2010, 19:44:25
Paske thy rekord pra, paske fiks 24 ore qe s'fliske me gjuhe te huaja.
Urime! :P
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 24-07-2010, 19:53:41
urime te dyve..:P..si ka mundesi qe ka kaluar 1 ore dhe ti nuk ke shkruajtur anglisht...do kthej nonje pallat permbys...:P
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 24-07-2010, 19:57:23
S'e ke pa mire... s'ka 10 min qe postova nje poezi anglisht! ;)


Sa per temen, sigurisht qe ne temat serioze te forumit nuk ka pse flitet ne gjuhe te huaj, se fundja qellimi i shkrimit eshte qe te merret vesh nga bashke-shqiptaret. Ama ca jane bar kafe, apo tema chit chati, ku shpeshhere cdo gje degradon ne bashkebisedim mes anetareve, nuk me duket dicka e pavend edhe postimi ne gjuhe te huaj. Fundja ktu ka shume tema te tipit si ndihesh, ca do thuash dhe nqs anetarit i vjen per mbare ta thote edhe latinisht, le ta thote....
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: moçali ne 28-07-2010, 12:03:25
Jam kundër shkrimit në gjuhë të huaj në forume shqiptare. Këta që shkruajnë kështu janë njerëz mendjemëdhenj e të cekët që duan të tregojnë se dinë gjuhë të huaja.
Nuk duhet lejuar as në bar kafe dhe as në tema serioze. Këtyre njerëzve u është bërë shprehi dhe fusin nga një shprehje ose fjalë kudo, në çdo shkrim e në çdo temë. Kjo është një modë e e keqe, e njoh mirë këtë modë. U duket vetja modernë kur flasin gjysma shqip e gjysma në gjuhë të huaj.
Unë them që të merren masa ndaj atyre që shkruajnë në gjuhë të huaja, masa si: fshirja e postimeve, paralajmërimi, e deri tek përjashtimi
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: V@GαβθηD ne 28-07-2010, 14:49:00
Eshte mire te njohesh gjuhe shume, por nuk eshte mire t'i perdoresh aty ku nuk bejne dobi, ose aty ku nuk je i detyruar.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 28-07-2010, 20:43:23
Nuk duhet lejuar as në bar kafe dhe as në tema serioze.


...dhe keshtu degradoi liria e fjales...
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Hektori111 ne 28-07-2010, 20:58:05
Ne qofte se su pelqen nuk ka ndonje veshtresi te madhe. por ka raste qe perdoret nje shqipe qe se kuptojme per arsye dialektore. Jo per te ofenduar njeri por kur te postojne ta kene parasysh qe gjuha te jete sa me letrare.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 29-07-2010, 11:21:13
dhe un jam kondrraa...shqip dhe vetem shqip...un kam ikur i vogel nga shqiperia dhe dua qe ta perforcoj shqipen prandaj shkruani shqip ju lutem....spring ti meqe je angleze dhe nuk do shkruaj anglisht....:)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Berni ne 29-07-2010, 17:26:26
O Tit kot flet ti, se mbreme pash nje teme qe kishe shkruar ne greqisht...... ka qene  dje ne darke nuk e mbaj mend temen ne barkafe ishte.

P.s ne forum eshte dhe nje rubrike per gjuhe te huaj,  http://www.zeriyt.com/albanian.html (http://www.zeriyt.com/albanian.html) e kam fjalen per disa antare te ri qe nuk mund ta dine.

http://www.zeriyt.com/general-discussions-b38.0/ (http://www.zeriyt.com/general-discussions-b38.0/)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 29-07-2010, 18:20:27
o berni po un shkruaj me raste..kur duhet shoku...jo si ca qe ne 10 postime 3 jan ne gjuhe te huaj....e dine vete atao kush jane :)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: vullkani ne 30-07-2010, 14:59:38
o njerez ky eshte forum shqiptar dhe ska arsye pse te shkruajm anglisht
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 30-07-2010, 15:59:51
o njerez ky eshte forum shqiptar dhe ska arsye pse te shkruajm anglisht

Ncuq! Vetem italisht, greqisht, latinisht me raste... ;) :P
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ßåßy ღ ne 30-07-2010, 16:21:03
Ne Barkafe mendoj qe eshte ok ndonje fjale apo fjali tek tuk...psh tek tema e xhamit me avull..:D

Ne tema serioze do ishte mire vetem shqip.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: V@GαβθηD ne 30-07-2010, 16:33:51
SpringSky

Jam kureshtar te di se sa e perdorin greket dhe italianet gjuhen shqipe neper forume te tyre.


Sidoqofte, eshte plotesisht ne rregull per mua nese behet fjale per emra te pervecem apo thjesht nje thenie te shkathet nga nje i huaj, p.sh.: "dje isha ne New York City", "pelqej thenien 'one for all and all for one' tej mase" etj.., por jo ta pershkruajme nje ndjenje tonen ne anglisht, greqisht apo italisht - disi me duket palidhje.

Megjithate, une nuk jam ti, as ti nuk je une, keshtu qe gjithsesi respekt - fjalen po ia kaloj admin. dhe moderatoreve.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: vullkani ne 30-07-2010, 16:45:15
shume  e drejte kjo  me siper
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 30-07-2010, 17:56:48
jo un jam me spring...vetem me raste ama..:P
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Hektori111 ne 30-07-2010, 22:22:52
Ky eshte diskriminim qe i behet gjuhes angleze... :P
Duhet me shkruajt ne gjuhe te tjera tani... :D
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: vullkani ne 30-07-2010, 22:26:55
si tha sala vetem anglisht lerini gjuhet e tjera LOL :D
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 31-07-2010, 10:41:36
flisni e shkruani shqip moooooo..
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 31-07-2010, 17:42:03
SpringSky
Jam kureshtar te di se sa e perdorin greket dhe italianet gjuhen shqipe neper forume te tyre.

Shprehja e perdorur prej meje me siper, qe sherbeu si nxitese per komentin tuaj/ tend, ishte thjesht ironi per specifikimin qe i behet mos-perdorimit te gjuhes angleze ne forum, nderkohe qe ata qe ngrejne krye ndaj ketyre postimeve ne anglisht, jane nder anetaret me te shquar ne perdorimin e italianizmave e greqizmave.

Nuk e ve ne dyshim qe ne forumet e huaja nuk thuhet asnje fjale shqip, por une kete nuk e shoh si nenvleresim qe i bejne te huajt gjuhes sone dhe nuk mendoj se une/ ne po tregohemi ksenocentrike duke perdorur here pas here shprehje ne gjuhe te huaj ne vend te sones. Per mendimin tim kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje aftesi me teper e shqiptareve te dine shume gjuhe e te shprehen lirshem, e ne shumicen e rasteve teper sakte ne gjuhe te huaj. Se i mungon italjaneve, grekeve e anglezeve njohuria mbi gjuhen shqipe, eshte problem i tyre.

Duhet patur parasysh se shume anetare qe njoh ketu jetojne jashte Shqiperise e pavaresisht deshires se tyre te mire, shpeshhere te shprehurit ne gjuhen meme behet i veshtire. Deri me sot une personalisht nuk kam pare ndonje postim ne gjuhe te huaj aty ku realisht gelon nje debat serioz dhe informativ per lexuesit. Ne momentin qe behet "gallate" flitet edhe ne dialekt, nuk respektohet gramatika etj etj. qe normalisht duhet te perbeje problemin paresor, neqoftese ne marrim persiper te mbrojme gjuhen shqipe me kaq zell hipokrit!

Ndjese per sterzgjatjen,
respekt!
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 31-07-2010, 17:48:41
.spring ke te drejte per ato qe thuaj..:p
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: V@GαβθηD ne 31-07-2010, 21:11:09
SpringSky

Respektoj mendimin tend, porse nuk pajtohem - madje, ne asnje rresht qe ke shkruar, ngase fjalet tua me shume i kam parasysh si shfajesim i ndjenjes se inferioritetit (kompleksi i vleres se ulte).

Une njoh: suedishten, anglishten, serbishten, gjermanishten dhe edhe nje cike spanjishten (shprehje kjo qe mund te keqkuptohet si qendrim prej mendjemadhi), por megjithate asnjeren nga keto gjuhe qe njoh nuk i perdor ne forume shqiptare, as ne mesin e shoqerise sime, ngase mburrem me gjuhen e se emes shqipen.

Eshte forum shqiptar, ndaj une theksoj dhe kembengul qe duhet te shkruajme shqip dhe vetem shqip - e quajme Zëri Yt dhe jo Your Voice.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 31-07-2010, 23:09:10
bravooo kshu ka lezet shqippppp
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 01-08-2010, 13:28:17
Vagabond

Me vjen keq qe nuk pajtohesh me asnje rresht te shkrimit tim, per vete faktin se gjysma e tij nuk ishte argument, po thjesht sqarim.

Sic kisha thene dhe me lart, une vete nuk e shoh aspak si ksenocentrizem postimin ne gjuhe te huaj. Ne rast se dikush nga ne do ndihej inferior apo do e cilesonte shqipen dhe te qenurit shqiptar si dicka te ulet per personin e tij, kam bindjen e plote se nuk do merrte mundimin te regjistrohej ne nje forum shqip. Perkundrazi, do mundohej ta mohonte prejardhjen e vet... fakti eshte qe ketu s'kam hasur ndonje anti-shqiptar qe shkruan ne gjuhe te huaj per te denigruar gjuhen meme.

Kam vene re qe kjo teme eshte hapur shume kohe me pare e kjo ndoshta ne nje moment ku tek Zeri ka patur me shume perdorim te gjuheve te huaja se tani.
Une vazhdoj te jem e mendimit se kushdo ka te drejte te postoje si te doje aty ku i lejohet, ne te kundert mbetet vetem qe te na diktohet edhe se cfare duhet te themi qe t'i hyjme nje diktature virtuale!
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: moçali ne 01-08-2010, 14:32:32
Liri e fjalës???!!! Ky vend është për lirinë e fjalës shqipe, jo angleze. Nuk ka pse të shkruhet asnjë fjalë anglisht në një forum shqiptar. Nëse lejohet të shkruhet anglisht, atëherë duhet lejuar edhe frëngjisht, spanjisht, italisht, kinezçe e çdo gjuhë tjetër që mund të dinë. Mos ua zgjasni më këtyre mëndjemëdhenjve që duan të tregojnë se dinë gjuhë të huaja, po fshijuni postimet dhe mos u merrni shumë me ta.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 01-08-2010, 16:56:56
bravooo kshu them dhe un te fshihen...ktu duhet te shkruajm e flasim vetem shqipp dhe jo gogolisht.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 01-08-2010, 23:02:51
Nëse lejohet të shkruhet anglisht, atëherë duhet lejuar edhe frëngjisht, spanjisht, italisht, kinezçe e çdo gjuhë tjetër që mund të dinë.

Me rane gishtat ne tastjere duke thene qe ktu po postohet anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht (kjo gjuha fundit perdoret nga titi krye-shqiptari mbi te gjitha) edhe latinisht kur na del para nai shprehje interesante...


Une dal nga kjo teme, eshte e kote me shkrujt akoma...
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 01-08-2010, 23:46:48
Me rane gishtat ne tastjere duke thene qe ktu po postohet anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht (kjo gjuha fundit perdoret nga titi krye-shqiptari mbi te gjitha) edhe latinisht kur na del para nai shprehje interesante...


Une dal nga kjo teme, eshte e kote me shkrujt akoma...
spring o lule mudhage.. cpate ti ishe mir zogu...kush te permendi ty emer qe me permend mu....vetem ti nuk duhet te flasesh per tjeret....dhe me shum per mu ok..un gjithsej mund te kem shkruajtur 5-6 here ne gjuhe te huaj greqisht....ndersa ti me shum ne gjuhe te huaj se shqip shkruan e ke anglishten sikur e ne angli te kishe lindur ok.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: moçali ne 02-08-2010, 00:50:06
Me rane gishtat ne tastjere duke thene qe ktu po postohet anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht (kjo gjuha fundit perdoret nga titi krye-shqiptari mbi te gjitha) edhe latinisht kur na del para nai shprehje interesante...


Une dal nga kjo teme, eshte e kote me shkrujt akoma...
Qiell pranveror, unë e kam fjalën për të gjithë, jo vetëm për ty.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ ne 02-08-2010, 15:35:40
..kush te permendi ty emer qe me permend mu...

tit, o gjethe rrushi, po pertoj me i citu tgjitha postimet ku mke permend...  :-[
kontrolloi vete, e mos merr kot, se s'ta thashe me t'keq.

Qiell pranveror, unë e kam fjalën për të gjithë, jo vetëm për ty.

S'e ve ne dyshim moçal, nuk e bej une forumin, megjithate une kembengula te sqaroja faktin e te postuarit anglisht, sepse vetem te kjo gjuhe u perqendrove dhe ti...
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 02-08-2010, 18:16:16
 spring e lem me kaq se nuk ka lezet me..te ziemi .:P...un nuk u nxeva fare po ..ajo gjethe rrushit mpelqeu..falm..:perqafim..:)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: moçali ne 04-08-2010, 16:13:52
S'e ve ne dyshim moçal, nuk e bej une forumin, megjithate une kembengula te sqaroja faktin e te postuarit anglisht, sepse vetem te kjo gjuhe u perqendrove dhe ti...
Qiell pranveror, permenda anglishten meqe ashtu thote titulli temës, po me ato qe thashe kisha parasysh cdo gjuhe te huaj.
Me vjen mire qe u sqaruam, edhe pse mendoj se ti je e pakenaqur me ata qe kritikojne te shkruarit anglisht neper tema.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: shamunaqe ne 16-08-2010, 17:57:53
The thone pastaj ckane Moderatoret qe na fshijne postimet!
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 16-08-2010, 18:21:31
manushaqe ata qe shkruajn ne gjuhe te huaj mir esht tua fshij :)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Amy A. ne 16-08-2010, 18:35:50
 ;) pse mos t'ja u perkthejne, me mire .

Me nje gur vret 2 zogj  :P

 Kush e shkroi meson shqip, e kush deshiron te mesoje ate gjuhe ka nje shans   ;)


shaka, shaka ....    E mira eshte qe secili/secila te shkruaj shqip. Nje shprehje apo disa fjale mirekuptohen , po jo i gjithe postimi te jete ne gjuhe te huaj, cilado qofte ajo.



Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 16-08-2010, 19:33:02
amy jam dakort me ty :)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Jurgen 2010 ne 05-10-2010, 22:08:19
Jo duhet lejuar!
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Boreas ne 08-10-2010, 10:21:39
Votova jo!
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Nore ne 08-10-2010, 17:46:10
bravo shume mire bere :)
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: [AnnaBela] ne 02-10-2011, 16:03:59
Them PO, duhet te hiqen. Nganje fjale tek-tuk nuk ka gje, mirepo tere postimin ne nje gjuhe te huaj(jo vetem ne anglisht) mos lejohet.
Le te diskutohet shqip...
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: vullkani ne 03-12-2011, 00:10:29
jena anglez te shquar ne shqipetaret
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: dreamm ne 03-12-2011, 22:17:33
Mos i jepni kaq ngjyra edhe ju. Ndonje fjale tek - tuk s'me duket ndonje gje kushedi ce.
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: DiniL ne 03-12-2011, 23:10:59
o shqipe, na lini te mesojme edhe ne anglisht.

 wtf u be ketu!!!  :P
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: dreamm ne 03-12-2011, 23:13:49
Arjol, bejme nje deal :D bashke :D (deal-marreveshje) :D
Me meso italishten qe te ta mesoj anglishten. :D
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: DiniL ne 03-12-2011, 23:17:43
Arjol, bejme nje deal bashke  (deal-marreveshje)
Me meso italishten qe te ta mesoj anglishten.
Italishte nuk di mjaftueshem per vete jo te mesoje ty :D, nese do ndonje program mund te ndihmoje :)

Ps: pranoj paktin qe te me mesosh inglish  :D
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: vullkani ne 03-12-2011, 23:31:37
dream voui insegnare la lingua italiana????
sono io il profesore
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: dreamm ne 03-12-2011, 23:33:46
 :D

Vullkan, ti me gjithe ate pune qe duhet te kesh, ku te del kohe te jesh profesori im. :D
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: vullkani ne 03-12-2011, 23:34:27
per te lo trovo il tempo tesoro non preocuparti

vieni vieni
Titulli: E shkruajtura anglisht ne tema shqip.
Postuar nga: Mishel............... ne 13-06-2012, 10:55:58
Ca diskutimesh te degjeneruara ne fund.....

o CTS prandaj ike nga forumi ti se tu lodhen veshet vetem anglisht??? :P