×

Kritikë forumit

Kritikë forumit

· 6 · 1143

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
ne: 19-08-2009, 15:29:30
Forumi  teologjik gjegjësisht ai islam udhëhiqet nga njerëz që janë të prirur të pëlqejnë vetëm mendimet e veta dhe të atyre që mendojnë në të njëjtën vijë me ta, ndërsa mendimet  e papëlqyera nga ta fshihen pa paralajmërim.

Kjo më ka ndodhur mua kur kundërshtova një shkrim të të ashtuquajturit Sedat Islami, me temë nga dasmat shqiptare ku I njëjti në dersin e tij përpiqej të ua mbushte mendjen njerëzisë se dasmat shqiptare ishin larguar nga tradita islame, se aty rrinin bashkë burra e gra, se aty pihej rakia etj.

Unë, duke u nisur  nga e vërteta dhe nga njohuritë e mia për popullin tim e kundërshtova këtë paçavure, por postimet e mia edhe pse nuk ishin aspak ofenduese fshiheshin vazhdimisht.

Ky lloj moderimi nuk I bënë nder këtij forumi të mirë, dhe njerëzit me mendësi primitive e që dëshirojnë të privatizojnë të shprehurit lirshëm duke fshirë postimet ndryshe nuk do të duhej të kishin vend në moderimin e këtij forumi.

Për mua rrofshin edhe Krishti edhe Muhamedi se nuk jam kundër tyre, por jam kundër  njerëzve ekstremist e primitiv që duke u nisur nga diçka e shenjtë dhe e lart janë në gjendje të bëjnë gjëra shumë të ulta e të neveritshme.

 

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#1 ne: 20-08-2009, 04:45:12
Mund të postosh linkun e temës në fjalë?

Pa e ditur se për cilën temë bëhet fjalë, mund të them vetëm këtë: rubrika Këndvështrime Teologjike është për diskutime të përgjithshme rreth fesë dhe e hapur për këdo; nga ana tjetër, Forumi Islam, siç përmendet në përshkrim, është hapësirë e ndarë më vete posaçërisht për myslimanët.

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
#2 ne: 20-08-2009, 10:21:29
pershendetje Syrgjyn

Linku eshte,  forumi teologjik- ese islame- dasmat tona larg tradites islame.

une postova tek ky shkrim sepse mu duk shkrim tendencioz dhe manipulues,perndryshe une e di qe ky forum eshte i "rezervuar" per muslimanet dhe respektoj kete.
une nuk do te kisha asnje arsye t'i kundervihem, ta zeme ndonje shkrimi qe fton muslimanet ne agjerimin e ramazanit dhe te mirat e tij, por kam shume arsye t'i kundervihem ndonje shkrimi qe tenton ta lidh kulturen tone me fene e caktuar

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 20-08-2009, 14:19:12

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#4 ne: 21-08-2009, 07:50:34
h75, e kuptoj shqetësimin tënd, por siç e thashë më parë dhe siç e di edhe ti, ajo zonë është për myslimanët dhe të tjerët janë "të ftuar" atje, pak a shumë siç ndodh kur shkohet në shtëpinë e dikujt për vizitë.

Nga ana tjetër, je i lirë të hapësh një temë të re te Këndvështrime Teologjike dhe aty t'i referohesh temës së Sedatit. Nëse edhe aty të fshihen shkrimet, më kontakto me MP.

Nuk i kam lexuar përgjigjet e tua në atë temë, por më lejo të të kujtoj gjithashtu se ato ka mundësi ta kenë vendin e duhur në rubrika të tjera, për shembull Biseda Shoqërore, kështu që të lutem kije parasysh edhe këtë mundësi.

Gjithë të mirat!


http://www.zeriyt.com/ese-islame/dasmat-tona-larg-tradites-islame-t58023.0.html

Ska asnje postim ne kete teme?!

Falemnderit për linkun. Përgjigje nuk ka sepse, me sa duket, janë fshirë.

  • Postime: 4204
Charlie
#5 ne: 09-04-2010, 16:43:07
Ca behet o vella ketu ...nje person hyn me 5 emra te ndryshem ,kishte qene mire qe ti kontrolloni disa dhe te merrni masa ndaj tyre sepse me sa di une me rregullore nuk guxon me shum se nje ;)

Faleminderit