×

Leter pershendetese Stafit dhe Forumistë-ve-eve!

Leter pershendetese Stafit dhe Forumistë-ve-eve!

· 12 · 3756

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
ne: 14-02-2008, 00:18:47
Të nderuar Stafi I ZeriYt
Unë "Albnobody" po ju drejtohem këtë radhe me një leter pershendetese (e jo fyese siç ka ndodhur disa here me pare)me te cilën ju falenderoj për sjelljen tejet te mirë ndaj meje.Duke marrë parasysh se cili jam unë dhe si jam shprehur këtu,është tepër e vështirë të mos  pranohet  qe ju jeni njerëz te Kohes dhe me një perspektive te qartë përparimi individual dhe kombëtar.Ju  gjetet kurajo dhe mundësi t`me toleroni mua Ateistin-Enveristin te cilin as Toka qe e ka krijuar s`e duron lehtë!Perveq jush Stafit (Admineve dhe Moderatoreve) falenderoj te gjithë qe kanë marrë pjesë ne debatet e mia e me se shumti ata qe me kanë kercenuar përmes email-it!
Kam vendosur te ju kerkoj ndjesë te gjithëve dhe dua te ju le të bisedoni qehte dhe pa tensione.Unë kam qenë Klase tjetër,me edukate tjetër  politike me pregaditje tjetër profesionale dhe duke i parë gjërat ndryshe nga shumica(jo te gjithë)prej jush u kam ndezur gjakrat dhe është ngritur tensioni edhe ne Staf te Forumit.

Tani po vijnë kohera te tjera për mua. Këto me kërkojnë angazhim administrativ,te programuar dhe te ekuilibruar me rrethin ku do të jetoj me tutje.Ne opinionin real ku do të frekuentoj tani e tutje  s`do guxoj te shprehem lirshem dhe aresyeshem,meqë TABU-te qe dua unë ti thej sot janë me te forta se asnjëherë me pare gjatë historisë.

Më falni për ashpersine dhe arrogancen me te cilat i kam shoqëruar shpesh replikat.Për gabime,s`kerkoj falje.Unë gabime s`kam patur sa u përket pergjigjjeve qe kam dhënë ne pyetjet dhe temat e shtjelluara.Ato i kam shkruar si te vërteta te mia  dhe si te tilla  ato për mua janë te pagabueshme!
Largimi im s`është nga një konflikt me dike por pak nga Kercenimet dhe shuume nga detyrat e mia ne te arthmen por dhe nga nevoja qe shoh  të mos u rrij si Shqype mbi kokë për çdo fjale qe flisni ju ndryshe nga mendimet e mia!

Me respekt

Enver Jani "albnobody"

Liechtenstein/Zvicer
 13.02.2008   

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#1 ne: 14-02-2008, 02:09:21
Do te thuash se te ka kercenuar dikush nga forumi??? S'ma merr mendja, por nejse.


Te uroj fat kudo qe te ndodhesh dhe ndoshta jeta "te zbut" nje cike ne te ardhmen.

Shpresoj gjithashtu qe te gjesh nje grua me te cilen do kalosh jeten edhe pse ketu ne forum se gjete dot. :)



Respekte Enverist.

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 15-02-2008, 23:19:05
Kur te clirohesh pakez nga detyrimet ne jeten tende eja e na bej ndonje vizite. Dhe sa per kercenimet as mos e ver ujin ne zjarr ;)

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#3 ne: 15-02-2008, 23:25:49
Kush o ai qe ka kercenu mer, se ja heqi bajomet me piskatore vetllash. U bon kta... :P :D

O Enver, sinqerisht po ta them qe po ike ti na iken ajo mania me repliku e me ndez debatet. Nejse ti e ke vendos, si ta kesh me mire.

Shnete nga un.

  • Postime: 1625
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#4 ne: 16-02-2008, 00:37:44
Nuk di por ndoshta esht titulli im i fundit apo fjala e par qe duhet te cilsuar si mjet bashkpunimi i gjeneratave te reja .
Per ndryshe ske pas as fjal as mahi sa per trimri skav na ke ba e sa per  poshtersi men sna ke dhan perveq qe ka  qesh nga nej her nga disa fjal batalle po edhe banal,thash vall sdin kush e nis e sdin kush me ndal sepse ketu kemi qen te barabart,edeh pse i thjeshti ka qen shpesh her kryetar e kryetari ska guxu me u ni se mjer ai me ka ka pas pun , jo me njeri  te gjall por me nej mkin ,apo mullin,por fatmirsisht skishe mikrofon ce edhe feshet te naj shurdhon se gati u pate traumatizu me fjalt e tua lugate.
eshtè pak keq se ketu as un as ti as  askush nuk esht as nuk kuxonte jet permbi rrespektin,prandj kem pas fat te traumatizohemi nga hipokriza jote.
Me vjen mir qe paske heq dor prej forumeve se skishe kandidat per ti poshtru,saqe nej her hape nej tem dhe duke na fyr na fute ne te dhe na largove sikur te ishem rob te enver hogjes ,por ti ske pas faj fajet i ka dija jote e lodht, apo e vonuar.
te kisha keshillu  te kendosh rep nobadu-newer-everuthink.

Meqe viti 2008  filluar shum mir  mund te veqoj si nder vitet mè te suksesshme tè historis se jetes sime ju falenderoj. lutesi))

  • Postime: 88
salipestili
#5 ne: 16-02-2008, 01:26:59
Na more n'qafe o i derguari i XHAXHIT ENVER, zotit te shqiptareve..

..Sot eshte akoma heret ta kuptojne kete..
..por do te vije dita e madhe..
..ka vetem vones..
..jo rruge tjeter s'ka..
..nese dojme shqiptar te mbesim.
Capkenja
#6 ne: 20-02-2008, 21:27:50
Hec ore cuno..se ti i jepje debatit kuptim !

  • Postime: 12210
Lefter
#7 ne: 20-02-2008, 23:22:26
XHAXH.Edhe une mendoj se  pa ty do jete  disi bajat ketej.Prape mendoj se eshte zgjidhja jote dhe e respektoje. ;)(se po te ishte ne kohen tende(Enverit) nuk do guxoje te na hiken kaq lehte  :D)
Suksese kudo. :)

  • Postime: 541
  • Gjinia: Mashkull
Hektori
#8 ne: 21-02-2008, 09:53:20

    I nderuari Enver,
   Kure lexova letren tende dhe vendimin tend, vendosa te i lexoj gati te gjitha polemikat qe ke bere me te tjeret, bile edhe me mua, nuk pashe ne asnje vend dhe asnje teme qe ti e ke ofenduar ose share diken. Perkundrazi kesaje faqeje te internetit i ke bere nder me mendimet, kundershtite dhe kritikat t`ua . Debati do te ishte i pa kuptimt nese ne te gjithe do te kishim njemendesi per dicka. Kjo nuk do te kishte kuptim as nuk do te dilte asnje rezulltat. Per vendimin tende vendose ti vet, nderkaq ti do na mungosh shume, derisa do te vi nje tjeter si ti.
    Ne fund po e jap nje mendim t`uajin shume te drjte i cili mendim e rrumbullakon gjithe ate karakterin t`uaj te drejte. Edhe atehere kure e vertata eshte e hidhur duhet te thuhet.

    Ramushi atë qe  e bëri gjatë luftës e humbi pas saj .Ai për te shpetuar nga aktakuza e LDK-se ne Hage  bëri koalicion me ta.tash le ta mbaje denimin,jo për krime lufte por për krim e paqeje ndaj UçK-se ne te mirë te LDK-se!

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#9 ne: 10-04-2008, 00:37:40
Pergezimet e mija i nderuar, si per fillimin, ashtu dhe per mbarimin........... .ah sa e shtrenjte eshte liria, te pakten ajo ne mendime......
Te uroj sa me shume pozitivitet.......
Emira
#10 ne: 10-04-2008, 08:30:43
Te fala edhe prej meje Enver!
Ja kalofsh mire kudo qe te jeshe dhe po pate kohe ne te ardhmen te pakten prej meje je i mirepritur.

Gjithe te mirat!
Emira

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#11 ne: 23-04-2009, 14:55:50
sa keq me vjen qe paske ik ti albnobody jo per gje por sikur nuk shtyhet pa debat ketu se si thone kot qe debati sjell zhvillim e nga debati mesojme ndonje gje te re. I kam lexu postimet e tua e them ja vlen te kemi ty ne forum keshtu qe kthehu serish gjej pak kohe e per forumin.

Respekte.