×

Zëri YT! përsëri me pamje të re!

Zëri YT! përsëri me pamje të re!

· 122 · 13257

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
ne: 24-04-2007, 05:58:53
Të nderuar anëtarë,

Siç e shikoni, "Forumet e Zëri YT!" tashmë kanë kaluar në version të ri. Shpresojmë që kështu të zgjidhen problemet e së kaluarës dhe të krijohen baza të shëndosha për zhvillim të mëtejshëm.

Ju bëjmë të ditur se punimet dhe përshtatjet vazhdojnë; për disa kohë mund të hasni në vështirësi teknike gjatë shëtitjes në këto forume. Ju kërkojmë ndjesë për ndërprerjet e rastit dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,
Administrata e "Zëri YT!"

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 24-04-2007, 08:19:49
Syrgjyn urime per punen qe po ben,ishalla do vij dhe olti javes tjeter e ta beni bashke,nje portal ne faqe te pare e do sesben.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#2 ne: 24-04-2007, 09:36:22
Urime vec shpresoj qe te behet forumi me i shpejte

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#3 ne: 24-04-2007, 22:28:45
Sigurisht qe Syrgjyni do te bente nje pune shume te mire. Ka mbetur pa gjume ama, i shkreti.  :D E dha shpirtin per kete forumin ore Bern me shoke. Ai vellai jot nga ka qene njehere se humbi andej nga Shqipnia?!

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#4 ne: 24-04-2007, 23:02:51
I ka pelqyer shume atij ne shqiperi dhe si vihet me ne Austri :D Sot nga dreka do ju jap nje pergjigje se cfar date do vij Olti.Ai i di mire te gjitha punet qe jane ne forum dhe ta rregulloj mire se kshu duket sikur e kane hanger qent hahahaha Syrgjyni nuk ja di aq mire sa olti dhe ka veshtersi,po mos u merzisni se per pak koh do behet shume i lezetshem :)

  • Postime: 1258
  • Gjinia: Mashkull
DragonFire
#5 ne: 24-04-2007, 23:42:15
Mire ja keni qell, edhe pse nuk i kupto ende disa gjera,
Qka eshte kjo Testboard, pse jan futur tema aty dhe a kthehen ne vendin e tyre ?
Ku eshte forumi qe flasin anglisht (Nuk pe gjaj .. :S )
mire po ne pergjethsi shume mire :D

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#6 ne: 25-04-2007, 00:32:16
I ka pëlqyer shumë atij ne Shqipëri dhe si vihet me ne Austri :D

Domosdo, domosdo... :P :D

Sot nga dreka do ju jap një përgjigje se cfar date do vij Olti.Ai i di mirë të gjitha punët qe janë në forum dhe ta rregulloj mirë se kshu duket sikur e kanë hanger qent hahahaha Syrgjyni nuk ja di aq mirë sa olti dhe ka veshtersi,po mos u merzisni se për pak koh do bëhet shumë i lezetshem :)

Ti me marrsh te ligat (qe s'i kam fare) :d Unë kalova forumin ne versionin e ri, duke ruajtur të gjitha postimet, MP (besoj), avataret, ikonat etj. Pamjen e konvertova për TinyPortal dhe e freskova për versionin e ri te SMF (1.1.2). Instalova një modifikim qe e kam shkruar vete, i cili bën te mundur ndarjen ne nenforume. Instalova dhe konfigurova një mod për URL SEO, etj.

Të gjitha këto brenda disa oresh. ;) (Pa lllogaritur kohën qe kalova ne pune dhe ne gjume, kuptohet). Sic e kam permendur ne postimin e pare, ka akoma pune per te bere.

Pastaj, ti e di shumë mirë qe unë e bëra freskimin para kohe -- meqë kishte problem BarKafeja, thashë ta bëja gjithçka njëherë e mirë. (E gjeta edhe problemin, ishte një teme me ca si shumë postime).

Mirë ja keni qell, edhe pse nuk i kupto ende disa gjëra,
Çka është kjo Testboard, pse jan futur tema aty dhe a kthehen ne vendin e tyre ?

Mund te me japësh linkun e këtij Testboard? Falemnderit!

Ku është forumi qe flasin anglisht (Nuk pe gjaj .. :S )

http://www.zeriyt.com/albanian.html

mirë po ne pergjethsi shumë mirë :D

Me vjen mirë qe te pëlqen! Nëse sheh ndonjë gjë qe s'e merr vesh apo qe ka problem, na thuaj. ;)

Falemnderit te dyve, sidomos Bernit për komplimentet :P LOL

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#7 ne: 25-04-2007, 01:10:41
Syrgjyn e kam fjalen nga pamja,duhet shume pune per te ber per ta kthyer sic ka qene me pare qe ti japi lezet faqes :)
Ti ke ber shume pune dhe hallall,se olti nuk i ben dot keto pune qe ben ti.

Vizitoret ne faqe kane humbur nuk dalin me temat qe jane kapur nga google per pune ditesh sa te kapen dhe njeher vijn prap.

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#8 ne: 25-04-2007, 01:56:16
Syrgjyn e kam fjalën nga pamja,duhet shumë pune për te ber për ta kthyer siç ka qenë me pare qe ti japi lezet faqes :)

Ashtu është. Ia kam lënë Oltit te merret me pamjen, jo për gjë por ai merr vesh me shumë nga kjo anë.

Vizitoret ne faqe kanë humbur nuk dalin me temat qe janë kapur nga google për pune ditesh sa te kapen dhe njeher vijn prap.

E dinte Olti këtë. Nuk e di sa kohe do të duhet qe te dalin linket e reja, por shpresoj qe te paktën të mos penalizohemi nga Google për ndryshimet qe kemi bërë...  hmmmmm: Do t'ia gjejmë anën sido qe te jetë. ;)

Sapo kontrollova linket ne Google dhe me duket se dalin vetëm linket e Albumit Fotografik te anëtarëve. Do ta shtoj edhe këtë.

  • Postime: 1258
  • Gjinia: Mashkull
DragonFire
#9 ne: 25-04-2007, 04:25:37
Dje, kur e kerkova ne searc temen Vetem tri fjale (sepse) nuk e egjeta tek Barkafe e gjeta temen ne nej board Testboard, tash nuk e gjaj me...

  • Postime: 1258
  • Gjinia: Mashkull
DragonFire
#10 ne: 25-04-2007, 04:28:01

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#11 ne: 25-04-2007, 04:41:43
Urime ...
Forumi do lulezoi me kete version.
Edhe duket bukur, per mendimin tim.

Bravo.

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#12 ne: 25-04-2007, 05:38:44
Ja Syrgjyn shikoje

http://www.zeriyt.com/testboard-b477.0/

Po e perdorja per testime. Do ta fshij tani. :)

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#13 ne: 25-04-2007, 05:39:47
Temen "Vetem tri fjale!" niseni nga e para po te doni.

M'u desh ta fshij sepse ishte bere shume e madhe.

  • Postime: 1258
  • Gjinia: Mashkull
DragonFire
#14 ne: 25-04-2007, 05:56:03
Shume tema te medha ka ne kete forum, bash temen ma fshive :D
S'ta marr per te madhe nje gje e tille ka ndodhe edhe njeher...
Veq lete punon forumi me mire.. )
Capkenja
#15 ne: 25-04-2007, 07:42:18
Syrgjyn rrofsh lale per forumin eshte hata fare...vetem pse sme nderrohet fotoja mua tek profili. ?

  • Postime: 1528
Karatisti
#16 ne: 25-04-2007, 08:34:52
Syrgjyn rrofsh lale për forumin është hata fare...vetëm pse sme ndërrohet fotoja mua tek profili. ?

Ka marre vesh sistemi qe fotoja e tashme eshte shume hot ene ste le me ndrru! :D
Capkenja
#17 ne: 25-04-2007, 09:12:18
E ishte pak....ishte keshtu pas dushit LOL LOL LOL LOL

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#18 ne: 25-04-2007, 09:38:15
Me pelqen keshtu, vetem duhet te punohet ca per pajmen e forumit, qe te behet edhe me i bukur. :D

Tash jam i sigurte se aktiviteti ne forum do rritet ndjeshem, sidomos ne rubrikat qe koheve te fundit dukej sikur kane rene ne gjume. :P :)

Dhe ne fund, hallall ta boft Zoti Syrgjyn, ke bere goxha pune. ;)

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#19 ne: 25-04-2007, 18:18:57
Syrgjyn rrofsh lale për forumin është hata fare...vetëm pse sme ndërrohet fotoja mua tek profili. ?

E rregullova ngarkimin e avatareve, provoje përsëri.

Nëse përsëri nuk te punon, të lutem postoje ose ma nis foton me MP qe ta vendos te profili yt.


Me pëlqen kështu, vetëm duhet të punohet ca për pajmen e forumit, qe te bëhet edhe me i bukur. :D

Patjetër. Këto ditë unë u mora me shumë me funksionalitetin e forumit se sa me pamjen vizuale; me këtë te fundit besoj se mund te punoje me mirë M A X, plus qe pres të vijë ai se kam një ide qe nuk e kanë forumet e tjera... ;)

Pervec shpejtesise, ja edhe disa gjëra te tjera qe punojnë me mirë ne versionin e ri:

1) Citimi ne postime punon me mirë; tani e tutje, nëse klikoni te "Insert Quote" për te shtuar permbajtjen e një postimi tjetër, kjo nuk e fshin atë qe keni shkruar.

2) Ne listen e mesazheve personale (private), mund te shkoni drejt e te një MP duke klikuar te linku i tij; ne versionin e kaluar duhej te levizej ne faqe.

3) Njoftimet me e-mail tani janë te rregullta.

4) Kerkimi në forum jep rezultate me te sakta.

5) Nuk dalin me gabime kur shtohet pyetesor (sondazh) ne një teme ekzistuese.


Tash jam i sigurtë se aktiviteti në forum do rritet ndjeshem, sidomos ne rubrikat qe kohëve te fundit dukej sikur kanë rënë ne gjume. :P :)

Kështu qoftë.


Dhe në fund, hallall ta boft Zoti Syrgjyn, ke bërë goxha pune. ;)

Falemnderit. :) Ne për ju mundohemi! :D
Capkenja
#20 ne: 26-04-2007, 01:34:49
Syrgjyn nuk e pranonte avatarin se fotoja ime ishte nudo LOL LOL LOL

Bej shaka,tani u rregullua e ke qare forumin per koke time eshte i shpejte dhe ka nje pamje shume te mire !

Lum ajo qe te ka se je puntor !

  • Postime: 287
  • Gjinia: Mashkull
OXSA
#21 ne: 16-05-2007, 17:38:04
Syrgjyn pak sa me vones ama te urio gjith te mirat per punen e palodheshme qe po e ben ne kete forum ;) ;)
Capkenja
#22 ne: 22-05-2007, 07:09:53
O syrgjyno mos me co 307 emaile per ate temen pasuri fjalorin dhe argetohu..se po te pa gruaja do e marr per keq per koke time :D

P.s me kishin ardhe 307 emaile nga ty me permbajtte te njetje.. LOL LOL

A reply has been posted to a topic you are watching by kengaime.

View the reply at: http://www.zeriyt.com/pasuro_fjalorin_dhe_argetohu-t30710.0.html;new;topicseen#new
Unsubscribe to this topic by clicking here: http://www.zeriyt.com/index.php?action=notify;topic=30710.0

Regards,
The Z?ri YT! Team.
 
 
 
 

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#23 ne: 22-05-2007, 07:37:51
Kliko te ai linku ku shkruan Unsuscribe to this topic by clicking here dhe nuk do te vijne me emaile. ;)

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#24 ne: 22-05-2007, 07:51:54
Kliko te ai linku ku shkruan Unsuscribe to this topic by clicking herë dhe nuk do të vijnë me emaile. ;)

Ai linku do te thote:
C`regjistrohu nga kjo teme duke klikuar lidhjen... :D :D

Bekim coje punen gjer ne fund ;)