Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Alban
« ne: 15-03-2021, 21:52:52 »

Partitë politike dhe politikanët, të cilët janë mësuar deri tani të shpenzojnë lirshëm në reklama në Facebook, shpesh duke përdorur faqe jo lehtësisht të identifikueshme si faqe politike, do të detyrohen të jenë transparent mbi financuesit e tyre, bëri të ditur rrjeti social Facebook në një njoftim për shtyp të raportuar nga Associated Press.

“Të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë njoftimin “paguar nga”,” thuhet në njoftimin e cituar nga Associated Press.

Partitë politike shqiptare duket se shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash për të reklamuar në mediat sociale, shpesh përmes përdorimit të faqeve të ndryshme që nuk identifikohen si të menaxhuara nga partitë politike.

Facebook është vënë që prej disa vitesh nën kritika të ashpra në të gjithë botën për lehtësinë me të cilën fushatat keqinformuese apo dizinformuese nga grupime të ndryshme qarkullojnë në këtë rrjet dhe vështirësinë që përdoruesit kanë për të kuptuar llojin e materialit që u del përpara.

Gjergj Erebara
https://www.reporter.al/facebook-do-te-identifikoje-reklamuesit-politike-ne-shqiperi/