Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës - Zgjedhjet 25 Prill 2021

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

· 1 · 173

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-03-2021, 00:27:37
Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një mandat të tretë. Përballë një sistemi shëndetësor të kolapsuar deri në atë pikë sa qytetarët preferojnë të vdesin në shtëpi në vend që të shkojnë në spital, programi i qeverisë Rama për të ndërtuar një aeroport për çdo qytet duket se nuk po ngjit.

Në këto kushte, Kryeministri ka lënë mënjanë propozimet dhe po e fokuson fushatën te sulmi ndaj opozitës. Më shumë se arritjeve të qeverisjes, Rama thekson faktin se nuk ka kush ta bëjë Shqipërinë përveç tij dhe PS-së. Është një pranim publik i pakënaqësisë së thellë me qeverisjen aktuale që u thotë qytetarëve “e dimë se jeni të pakënaqur, por s’ka kush t’ju qeverisë tjetër, na duroni se ne jemi e keqja më e vogël”.

Në këtë fushatë negative ka një hipokrizi të trefishtë. Së pari, vendosja e sulmit ndaj LSI-së dhe Metës në qendër të fushatës ndërkohë që Rama jo vetëm e ka ricikluar, por edhe po e riciklon LSI-në si fenomen në zgjedhjet aktuale. Së dyti, sulmi seksist ndaj kandidateve gra të opozitës, teksa Rama prezantohet si politikan progresist që stimulon pjesëmarrjen e grave në politikë, tregon se emancipimi i tij është thjesht fasadë. Së fundmi, Rama sot po sulmon opozitën si një plaçkë e vjetër politike, ndërkohë që oferta e tij qeverisëse po riciklon dhe legjitimon të kaluarën tonë të dhimbshme komuniste.

Deklarata e Ramës se synon të çojë për skrap LSI-në, është hipokrite, jo vetëm sepse fsheh rolin e tij në legjitimin dhe riciklimin e Metës, si në qeverisje edhe në Presidencë, por mbi të gjitha sepse vazhdon të riciklojë këtë fenomen mjaft negativ në listat e kandidatëve për deputete që u ofron shqiptarëve.

LSI përfaqëson kapjen dhe përdorimin e pushtetit për interesa personale nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve klienteliste me elektoratin pa asnjë dimension ideologjik, historik apo social.

LSI do të thotë reduktimi i politikës në pazar dhe i qytetarit në klient. Ndaj, ajo nuk mund të reduktohet thjesht te Meta apo Kryemadhi.

LSI është edhe Lefter Koka, edhe Nasip Naco, ministra dhe figura të rëndësishme të LSI-së. Sot, të dy janë kandidatë për deputetë të PS-së. Pra, për të çuar për skrap individët Meta dhe Kryemadhi, Rama po riciklon fenomenin LSI duke kandiduar dy nga simbolet më të rëndësishme të tij.

E njëjta gjë ndodh edhe me sulmin seksist që Rama ndërmori kundër kandidates së PD-së, Grida Duma. Imazhi pornografik që Kryeministri përdori për të sulmuar një femër në skenën publike, nuk degradon Gridën, por imazhin emancipues dhe modern të vetë Kryeministrit. Ndaj promovimi që ai u bën kandidateve femra brenda qeverisë dhe partisë së tij duket më shumë si hipokrizi elektorale sesa politika të mirëfillta emancipuese.

Por nuk është vetëm maskilizmi që rrëzon imazhin që Rama do të projektojë si një politikan modern, i cili i përket së ardhmes përballë një opozite demode që i përket të kaluarës. Kandidimi i nostalgjikëve të komunizmit si Luljeta Bozo që udhëheq listën e Tiranës dhe një kryetar Parlamenti si Gramoz Ruci, ish-ministër i Brendshëm i diktaturës, tregojnë qartë se Rama po riciklon të kaluarën ndërsa na fton të votojmë për të ardhmen. /panorama/
Bledi Kajsiu

Temat e fundit