Arinjte polare kane nisur te hane njeri-tjetrin - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arinjte polare kane nisur te hane njeri-tjetrin

Arinjte polare kane nisur te hane njeri-tjetrin

· 1 · 308

  • Postime: 28043
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-03-2020, 21:04:28
 

Një fenomen po bëhet më i zakonshëm në Arktik, me shfaqjen e kanibalizmit midis arinjve polarë. Ndryshimet klimatike dhe shfrytëzimi i karburanteve fosile në zonë përmenden si arsye. Së bashku me ngrohjen globale, koronavirusin që po pushton Evropën dhe ngjarje të ndryshme politike, ekziston një fenomen i tmerrshëm që prek speciet e kafshëve dhe i drejton ata në kanibalizëm, thonë studiuesit rusë, raporton Daily Mail.

Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale, por edhe nga shtimi i numrit të kompanive në Arktik, privon arinjtë polarë nga mundësia për gjueti, kështu që ata detyrohen të kthehen në kanibalizëm duke sulmuar këlyshët e tyre.

"Rastet e kanibalizmit tek arinjtë polarë rrallëherë ishin njohur për shkencëtarët më parë. Burimi i shqetësimeve tona është se kanibalizmi është bërë aq i zakonshëm tani sa që arinjtë po sulmojnë edhe femrat me be be", tha shkencëtari Ilya Mordvincev nga Instituti Severcov, duke shtuar se shkaku i këtyre sulmeve është mungesa e ushqimit të shkaktuar nga faktori njeri.

Mungesa e akullit zvogëlon numrin e fokave me të cilat ushqehen arinjtë.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se arinjtë, pasi vrasin anëtarët e specieve të tyre, mbulojnë trupat e tyre me borë dhe akull, në mënyrë që ta përdorin përsëri në të ardhmen.

Arinjtë polarë janë specie që ka një shkallë të ulët riprodhimi gjatë dimrit. RTK

Temat e fundit