Bota nenujore! - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Bota nenujore!

Bota nenujore!

· 40 · 23310

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 29-09-2005, 08:04:22

Balenat vrasese.
Një balenë grabitqare bardhë-e-zi e me dhëmbë, me një pendë të madhe shpinore; e zakonshme në detet e ftohta.

Balenat vrasëse janë një shembulli i mirë mbi se si vepron evolucioni. Balenat vrasëse mbahen si ujqërit e oqeanit, një titull që nuk i takon vetëm për shkak të sjelljeve të sotme grabitqare por pasiqë stërgjyshët e tyre para miliona vjetësh ishin gjahtarë të ngjashëm me ujqërit. Hapësira e tyre e jetesës u ngushtua gjithnjë e më tepër, gjë që i detyroi këto kafshë të ktheheshin përsëri në ujë. Ata iu përshtatën në përgjithësi jetës në det dhe mbrujtën pamjen e tyre të jashtme tipike.

Pamja e sotme e balenave vrasëse nuk të lë aspak të gjesh me mend të kaluarën e tyre plot ngjarje. Në shikim të parë pamja e tyre e jashtme i ngjan krejt asaj të një peshku. Por në të vërtetë ka shumë ndryshim. P.sh. peshqit notojnë ndryshe, ata gjarpërojnë mespërmes ujit.
Tek balenat arrihet të kryhet lëvizja nëpërmjet ngritjes dhe uljes së krejt trupit dhe të përkuljes së shtyllës kurrizore. Këtë teknikë e kanë ruajtur gjitarët e detit që nga koha që bënë hapin prapa për brenda në ujë. Kështu, stili i notimit i balenave vrasëse është një shembull ndër shumë, tek i cili mund të shquhen edhe sot e kësaj dite gjurmët e evolucionit

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 29-09-2005, 08:06:47
Balenat më gjigande në botë.
Një balenë mund të jetë dhe 33 metra e gjatë. Ky është kurioziteti i fundit për balenën që vjen nga plazhi I Kanovës. Biologët e kanë gjetur pjesë të skeletin e balenës, ku thanë balena gjikande mund të jetë dëmtuar nga ndonjë anije. Nga analizat e skeletit doli se balena kishte moshën 4- vjecare.
Deri më tani janë evidentuar 15.000 deri në 20.000 balena në të gjithë botën dhe vetëm 10% e tyre janë me reflekse të njëjta. Më të shumtën e kohës balenat emigrojnë qindra milje nga bregu, por ndonjë nga të rejat I afrohet shumë bregut. Balena e fundit është parë para një viti në bregun lindor të Floridas. Kafshët që tërhiqen më shpejt nga valët zanore që vijnë nga toka, janë balenat gjë që I afron drejt bregut.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-09-2005, 08:29:03

Frymemarja e balenave!
Gjitarët kanë nevojë për frymëmarrje të rregullt dhe për këtë arsye uji nuk është ambient shumë i për- shtatshëm për ta. Te balena, e cila është një gjitar deti, ky problem është zgjidhur me një sistem frymëmarrje shumë më efikas se ai i shumë kafshëve që banojnë në tokë. Gjatë procesit të frymëmarrjes, balenat nxjerrin rreth 90% të ajrit që përdorin. Kështu ato kanë nevojë të marrin frymë në intervale të gjata. Në të njëjtën kohë ato kanë një substancë shumë të koncentruar të quajtur mioglobinë që i ndihmon ato të ruajnë oksigjenin në mushkëritë e tyre. Me ndihmën e këtyre sistemeve, disa balena mund të zhyten në deri në 500 metra thellësi dhe të notojnë pa marrë frymë për 40 minuta.161 Nga ana tjetër vrimat e hundës së balenës, jo si gjitarët banues në tokë, janë vendosur në kurriz e kështu ajo mund të marrë frymë lirisht.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 30-09-2005, 11:29:46
Shkencetaret fotografojne nje kallamar gjigand


Shkencetaret japoneze kane fotografuar per here te pare ne mjedisin e tij natyror nje kallamr gjigand, nje nga krijesat me misterioze te thellesive. Grupi udhehequr nga Tsunemi Kubodera nga Muzeu Kombetar i Shkencave ne Tokyo, e gjurmoi Architeuthis-in 8 meter te gjate ndersa po sulmonte prene e tij ne nje thellesi prej 900 metrash ne zonen e ishujve japoneze Bonin.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 30-09-2005, 12:12:36
Peshku elektrik
Specie të caktuara peshqish, si disa lloje ngjalash apo rajash, përdorin elektricitetin e prodhuar nga trupat e tyre për të mbrojtur veten prej armiqve apo për të paralizuar gjahun e tyre. Në çdo gjallesë, përfshi dhe njeriun, gjendet pak ngarkesë elektrike. Por njeriu nuk mund ta kontrollojë këtë elektricitet dhe ta përdorë në dobi të tij. Krijesat e përmendura më sipër kanë një rrymë elektrike 500-600 V në trup. Ato janë në gjendje ta përdorin këtë kundër armiqve të tyre, duke mos u dëmtuar nga ky elektricitet.

Energjia që ato konsumojnë për të mbrojtur veten rikuperohet pas një kohe të caktuar tamam si karikimi i baterive. Kështu, potenciali elektrik përsëri është i gatshëm për t'u përdorur. Peshku nuk e përdor rrymën e tensionit të lartë në trupin e tij vetëm për t'u mbrojtur. Përveç kësaj, ai si- guron një mjet për gjetjen e rrugës në ujërat e thella e të erreta, pasi elektriciteti i ndihmon ata të ndiejnë objektet pa i parë. Peshku mund të dërgojë sinjale duke përdorur elektricitetin e trupit. Këto sinjale elektrike pasqyrohen pasi godasin objekte solide dhe ky pasqyrim i jep informacion peshkut për objektin. Në këtë mënyrë peshku mund të përcaktojë distancën dhe madhësinë e objektit.


 

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 30-09-2005, 12:21:17
Kallamari!
.
Nën lëkurën e kallamarit ekziston një shtresë e dendur xhepëzash elastike me pigment që quhen kromatofore. Kryesisht ato japin ngjyrë të verdhë, të kuqe, të zezë dhe kafe. Me t'u dhënë sinjali, qelizat shpërndahen dhe mbushin lëkurën me ngjyrën e duhur. Kjo është mënyra se si kallamari merr ngjyrën e shkëmbit ku qëndron, duke arritur një maskim të përsosur. Ky sistem operon kaq efektivisht saqë kallamari mund të imitojë një pamje si ajo e zebrës.

 

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 30-09-2005, 13:37:47
Salmonët e Paqësorit
Kanë një karakteristikë tepër të veçantë. Ata udhëtojnë mijëra kilometra për t'u kthyer në vendlindje, në ujrat e ëmbla të lumenjve, për t'u riprodhuar.

Kur nisin udhëtimin e tyre në fillim të verës, ngjyra e salmonëve është e kuqe e hapur. Në fund të udhëtimit bëhen të zinj. Ata afrohen në breg dhe përpiqen të futen në lumenj. Ata arrijnë në vendin e lindjes duke kërcyer në lumenj të vrullshëm, duke notuar kundër rrymës e duke kapërcyer pengesa e barriera. Në fund të këtij udhëtimi (3500-4000 km) femra dhe mashkulli janë gati për fekondim. Me të arritur në vendin ku lëshohen vezët, femra shtron 300 - 500 vezë kurse mashkulli i fekondon ato. Ky udhëtim është i vështirë dhe i lodhshëm. Salmonët rraskapiten, fletët e bishtit të tyre vjetërohen dhe lëkura kthehet në të zezë. Megjithatë, një tjetër gjeneratë salmonësh do të ripërtërihet e do të jetë gati në të ardhmen të bëjë të njëjtin udhëtim.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 10-11-2006, 17:50:03
Ne brigjet e Zelandes se Re kanë dalë 77 balena.
Notaret dhe ruajtesit arriten te kthenin ne det vetëm 40 prej tyre, por kanë ruajtuar zonen përsëri se ndoshta këto balena i drejtohen përsëri bregut


Dalja e balena ne breg te detit po ndodh gjithmonë e
me shpesh. Mbetet një enigme pse balenat dalin ne breg?!

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 16-11-2006, 18:28:03
Pas 50 vjetësh detet do të boshatisen nga peshqit.


Dy studime për të ardhmën e botës se peshqeve kanë arritur te njëjtin përfundim.
Se shpejti boshatisje te deteve nga peshqit.
Boris Worm, studiues biolog ne Universitetin e halifax, alarmon për një gjendje te tillë.
Studiusi i deteve, Callum Roberts dhe një skuader prej 40 studiuesish te tjerë,janë mare sërish me këtë çështje.
Biodiversiteti duhet mbrojtur. Nëse peshkimi do të eci me këto ritmi atëherë rreziku është e afert.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 18-11-2006, 22:32:30
Peshkaqenet e Adriatikut.

Një gjah i pazakontë është kapur nga peshkatarët e anijes “Heronjtë e Vigut”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa katër anëtarët e ekuipazhit po mblidhnin rrjetat nga thellësia 50 metra.

Në orët e para të ditës njerëzit e detit janë befasuar kur kanë parë se në rrjetë përpëlitej një peshkaqen gjigant i llojit “Hexhancus Griseus”, i konsideruar nga detarët si lloji më i rrezikshëm i kësaj specie që mund të haset në Adriatik. Anija me gjatësi 18 metra kishte lënë kalatën e peshkimit në Portin e Durrësit rreth orës 04:00, për të nisur gjuetinë në kushte optimale moti. Pas afro 2 orë lundrim, katër marinarët hedhin rrjetat e para teksa ndodheshin në kuadratin e lundrimit pranë grykëderdhjes së Shkumbinit. “Ndodheshim vetëm 3 milje larg derdhjes së lumit Shkumbin, zonë në të cilën mblidhen gjithnjë egërsira, pasi lumi derdh në det çdo gjë, madje edhe kafshë të ngordhura, duke zgjuar tek peshkaqenët nuhatjen e gjakut”, thotë kapiteni Rruzhdi Çepa. Instinkti i peshkatarëve durrsakë ka qenë thuajse një profeci, pasi në të hedhurat e para të rrjetës në grackë ka rënë banori më i frikshëm i Adriatikut. “Të shihje tërë atë gjah ende pa zbardhur mirë dita ishte fillimi më i mbarë i gjuetisë. Thërrita me të madhe bingo, pasi për ne peshkatarët të kapësh një egërsirë me të tilla përmasa do të thotë një fitim i jashtëzakonshëm. Na u desh të përdornim vinçin e madh të anijes për ta ngritur. Me ta shtrirë mbi kuvertë e goditëm me sende të forta, për të mposhtur rezistencën e përbindëshit me gjatësi 5.5 metra”, tregon Sami Arapi, njëri prej anëtarëve të ekuipazhit. Me gjysmë tonelate fileto peshkaqeni në bord, anija e peshkimit është rikthyer në Durrës, vetëm pas tri orëve gjueti. “I ramë lapsit dhe nuk ia vlente ta lodhja ekuipazhin pas një bingoje të tillë në det të hapur”, ka deklaruar kapiteni. Te gjuetarët e detit, peshkaqeni, kjo specie, simbol i tmerrit dhe egërsisë gëzon një respekt të veçantë. Pasi preja më e madhe që mund të hasësh në Adriatik dhe Jon ishte e shtrirë pa jetë në këmbët e tyre, peshkatari 52-vjeçar, Sami Arapi, e puth egërsirën si të ishte dashuria e tij e parë. Dhëmbët e tij me gjatësi 3-4 centimetra u bënë hajmali. Me to peshkatarët e motobarkës “Heronjtë e Vigut” krijuan varëse apo byzylykë, pasi sipas besëtytnive këto sende shërbejnë si një lloj “totemi”, që të mbron nga e keqja. Lajmi kishte marrë dhenë, ndaj të parët që e pritën me padurim mbërritjen e “peshkaqenit-trofe”, ishin sipërmarrësit e restoranteve bregdetare. Egërsira e detit u përpi nga blerësit e shumtë me një çmim prej 400 lekësh të reja kilogrami, brenda pak minutash, ndërsa akumulimi ditor vetëm nga peshkaqeni arriti në 200 mijë lekë. Peshkaqeni i llojit “Hexanchus Griseus” mund të konsiderohet egërsira më e madhe që popullon Adriatikun.
Lajmi i mare nga gazeta Panorama.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 27-11-2006, 19:44:52
Ne Veriperendim te ishujve Havajan, nje skuader nderkombetare studiuesish, kane zbuluar mbi 100 lloje kafshesh deti. Jane zbuluar lloje te reja gaforresh, koralesh. midhjesh etj

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 27-11-2006, 19:49:43
ja nje lloj e re gaforreje


  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 09-12-2006, 14:15:43
"New Scientist" ka publikuar ditet e fundin dhe studimin e ri reth karkalecave te detit.
Sipas këtij studimi dhe meshkujt e këtij lloji kalojne cuklin e menstruacioneve. Shkaterrimin e spermave te vjetra dhe zevendezimin me ato të reja.
Ky është rasti i parë qe ne një lloj mashkullor te kryhet një procez ndihmes për riprodhimin.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 15-12-2006, 20:25:41
Delfinet e lumit:


Ne ujrat e lumit kinez Jance. notonte një lloj i veçantë delfini.Lipotes vexillifer  Baijis
Kjo specie është humbur. Ky është lajmi qe ditet e fundit ka dalë nga skuadra e vezhguesve te kësaj specie.



  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 09-01-2007, 13:02:45
Organet gjinore te iriqit te detit jane mjaft te zhvilluara. Ne gjendje te pjekur ato tek femrat kane ngjyre portokalli, kurse tek meshkujt edhe ne te bardhe.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 25-01-2007, 20:24:11




(Chlamydoselachus anguineus) është gjetur ne thellesine e ujrave japoneze.  Studiuesit shprehen për rishfaqje te zanafilles se krijimit te peshkaqeneve.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 12-02-2007, 20:55:47
Peshkataret rus kane zene ne detin Azov nje peshk rreth 100 kg.
Pesha e peshkut nuk i ka cuditur fare peshkataret por pamja e tij e cuditshme. Kjo pamje ata i ka befasuar aq shume sa ata menduan se kishin zene nje peshk - Alien!

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 22-02-2007, 16:52:45
Nje kallamar 10 metra i gjate dhe me nje peshe 450 kilogram, eshte zene nga peshkateret zelandez.

Ky eshte kontakti i pare midis nje gjiganti te tille te kallamareve dhe njerezve.


Ky lloj kallamari Mesonychoteuthis hamiltoni jetom ne thellesite e antarktikut prej 1000 deri ne 2000 km.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 24-02-2007, 20:09:02
• Nje tjeter peshkaqen i permasave te medha ka rene ne rrjetat e peshkatareve durrsake, 3 milje larg brigjeve te Bishtit te Palles

Ekuipazhi i anijes se peshkimit ”TONIS” konstatoi se gjate terheqjes se rrjetave kishte kapur nje peshkaqen 4,5 m te gjate dhe me peshe 500 kg. Peshkaqeni u zu ne nje thellesi 40 m dhe rreth 3 milje larg brigjeve te Bishtit te Palles. Qe nga muaji nentor i vitit qe shkoi neper rrjetat e peshkatareve ndryshe nga vitet e shkuara kane rene ne rrjetat e tyre nje numer i madh peshkaqenesh te permasave te medha.

Sipas peshkatareve kjo ndodh sepse peshkaqenet i jane afruar brigjeve per te kerkuar ushqim e sidomos sardele e cila jeton pikerisht rreth 2 apo 3 milje larg brigjeve. Kete gjah e favorizon moti i ngrohte i ketij viti i cili ka ndikuar ne ngrohjen e ujit te detit. Ne nje mot te tille peshqit u afrohen brigjeve gjithashtu per te siguruar ushqimin e tyre.

Balkanweb.com.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 14-03-2007, 09:58:08
Meshkujt ne shume lloje peshqish ndertojne folete dhe ruajne vezet e depozituara nga femrat ne fole.

Te disa lloje, meshkujt hane vezet e tyre te sapopllenuara nga ata vete.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 07-05-2007, 02:35:06
Filmohet përbindëshi detar

Një specie e rrallë, e gjatë rreth 2 metra e gjysmë, është filmuar në ujërat e thella të Floridës, duke përhapur panik për një lloj përbindëshi detar, afër Palm Beach. Kafsha është një specie e panjohur deri më sot dhe është filmuar nga operatori i ujërave të thella, Jay Garbose, i cili tha se "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, edhe pse kam filmuar gjysmën e botës nënujore". Qenia misterioze ngjan me një gjarpër dhe pamjet e saj ndodhen në televizionin e Floridës.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 11-05-2007, 12:28:54
Studiuesit e botes nenujore kane zbuluar lloje te reja guackash ne fundin e oqeanit paqesor

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 21-05-2007, 13:02:26
Nje peshkatar indonezian ka zene nje lloj peshku..te cilin biologet e kane menduar te zhdukur si specie, qe para 80 milion vjetesh.
Peshku eshte 1.3 metra e gjate dhe peshon 51 kilogram.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 24-05-2007, 04:57:46
Peshkaqenet femra mund te pllenohen duke notuar edhe ne rast se ato nuk kane maredhenie seksuale me peshkaqenet meshkujt.
Ky eshte studimi i fundit mbi peshkaqenet. Kete studim e ben te ditur studiuesi Paulo Prodöhl profesor ne Queen's Universitet ne Belfast.

Gjithcka eshte vezhguar ne nje akuarium zoologjik ne USA ku nje peshkaqene femer ka sjelle ne jete nje peshkaqen te ri, pa pasur me pare kontakte me peshkaqene te tjere.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 09-07-2007, 21:45:56
Me qëllim që të notojë, një peshk nuk ka nevojë të bëjë asnjë lëvizjë tjetër veçse të tundë bishtin e tij nga njëra anë në tjetrën. Kjo lëvizje e lehtë e peshqve ndodh në saje të shtyllës së tyre kurrizore elastike, si dhe në saje të disa sistemeve të tjera në organizmin e tyre.Një peshk, kur noton, harxhon një sasi të madhe energjie. Peshkut i nevojiten sasi të mëdha energjie me qëllim që të arrijë shpejtësi të larta. Është e nevojshme për një peshk të fitojë shpejtësi në mënyrë të menjëherëshme për t’u shpëtuar grabitqarëve.Për më tepër, peshku lëviz kundër rrymës pothuajse në pjesën më të madhe të kohës.Është ndërtimi i veçantë i shtyllës kurrizore dhe muskujve të peshkut që siguron një fuqi të tillë. Shtylla kurrizore mban trupin drejt dhe është e lidhur me fletët dhe muskujt e peshkut. Përndryshe, nuk do të ishte e mundur për peshkun të lëvizte nën ujë. Megjithatë, forma e veçantë e shtyllës kurrizore nuk është e mjaftueshme për peshkun që të notojë, sepse peshku nuk lëviz vetëm përpara dhe prapa, por edhe lart e poshtë me qëllim që të mbijetojë. Kjo lëvizje bëhet e mundur nga një sistem në trupin e tyre. Peshqit kanë qese ajri në trupat e tyre. Duke boshatisur këto qese ajri, peshku mund të zbresë në fund të detit dhe, duke rimbushur këto qese me ajër, mund të ngrihet në sipërfaqe përsëri.

Temat e fundit