Dinozauri Nesi fotografohet sërish! - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dinozauri Nesi fotografohet sërish!

Dinozauri Nesi fotografohet sërish!

· 2 · 696

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-09-2010, 15:37:40
Cinikët mund të thonë se këto fotografi janë thjesht dërrasa mbi ujë ose një refleksion i dritës. Por një fotografi, që tregon një krijesë ujore me qafë të gjatë, ka bërë që ekspertët e kafshëve ujore të mbeten gojëhapur. “Kafsha” u fotografua si një peshk vetëm 50 metra larg bregut britanik. Me sa duket, kjo kafshë u tremb nga njerëzit përreth dhe u zhduk brenda pak sekondave nën ujë. Krijesa u pa në zonën e Devonit në Britaninë e Madhe dhe banorët deklaruan se në fillim e menduan si një breshkë.



Por fotografia e bërë nga Gill Pirs tregon një qafë të gjatë të një bishe ngjyrë jeshile me një kokë, të ngjashëm me një gjarpër, shumë të gjatë për një breshkë. Znj Pirs, e cila bëri foton më 27 korrik të këtij viti, e raportoi atë që pa tek Shoqëria e Konservimit Ujor, dhe fotografitë u studiuan nga ekspertët e kafshëve ujore. Kler Fisher, nga shoqëria tha se “Gill Pirs e pa krijesën vetëm 20 metra larg bregut të detit. Fillimisht u pa në orën 15:30 të datës 27 korrik, por derisa ajo mori aparatin për ta fotografuar kafsha ishte larguar paksa. Krijesa qëndroi në ujë dhe më pas u zhduk në mënyrë të papritur. Do të ishte shumë pozitive nëse njerëz të tjerë që e kanë parë krijesën, të na njoftojnë“, – tha ajo. Misteri i dinozaurit Nes është një ndër më të vjetrit në historinë e kriptozoologjisë. Gazeta Standard

#1 ne: 06-09-2010, 17:36:48
Cinikët mund të thonë se këto fotografi janë thjesht dërrasa mbi ujë ose një refleksion i dritës. Por një fotografi, që tregon një krijesë ujore me qafë të gjatë, ka bërë që ekspertët e kafshëve ujore të mbeten gojëhapur.

Ca ka per cinizem ketu? ^o)
Do shkonte me shume skeptiket, sepse perderisa specia ne fjale nuk shfaqet shpesh apo nuk ka prova per ekzistencen e saj, kane te drejten e dyshimit dhe te te menduarit racional, pa bllokimin mendor euforik te dashamiresve te krijeses ne fjale.

Temat e fundit