Ekspertët, frikë nga mushkonja “vrasëse” - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ekspertët, frikë nga mushkonja “vrasëse”

Ekspertët, frikë nga mushkonja “vrasëse”

· 1 · 2093

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-02-2011, 17:00:38
Një grup ekspertësh kanë zbuluar një lloj të ri të panjohur mushkonje, në gjendje që të transmetojë shumë më tepër semundjet si malarja.

Në artikullin e botuar sot në “Science Magazine”, mësohet se ky lloj mushkonje i kishte shpëtuar klasifikimit midis gjallesave, pasi shmang kënetat dhe burimet e tjera me uje, ku edhe kërkimet ishin bazuar deri tani.

Megjithatë, nëse ky lloj do të përhapej, atëherë do të rezultonte shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Zbulimi u bë nga doktoresha Michelle Riehle, e Institutit Shkencor Pasteur në Paris.

Duke punuar mbi llojin e zakonshëm të mushkonjave, në një ndër vendet ku këto insekte shkaktojnë më shumë vdekje, në Burkina Faso, ekspertja dhe skuadra e saj zbuluan rastësisht llojin e panjohur të mushkonjave.

Duke e studiuar insektin gjenetikisht, u arrit në përfundimin se ai ka ndryshime thelbësore me mushkonjat e zakonshme dhe është në gjendje t’i transmetojë me shumë më tepër lehtësi sëmundjet si malarja.

”Është e domosdoshme që të bëhen studime për të bërë të mundur që ky grup mushkonjash të mbetet i izoluar. Pasojat e përhapjes së këtyre specieve do të ishin katastrofike, por fatkeqësisht, mundësia rritet gjithmonë e më shumë me njerëzit që nuk janë të varur nga burimet e ujit si më parë dhe nga spostimi i tyre në zona të reja banimi”, deklaroi Riehle.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 200 milion njerëz preken çdo vit nga malarja dhe qindra mijëra prej tyre nuk arrijnë t’i mbijetojnë sëmundjes. /top channel

Temat e fundit