Felinët në rrezik, 80 % në kufirin e zhdukjes - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Felinët në rrezik, 80 % në kufirin e zhdukjes

Felinët në rrezik, 80 % në kufirin e zhdukjes

· 1 · 823

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-07-2010, 16:21:06
Bota rrezikon një të ardhme pa familjen e felinëve të savanave. “Rreziku është konkret pasi 80 % e tyre rrezikojnë të zhduken dhe nëse duam që të mos i kemi si specie vetëm në kafaz duhet të luftojmë të gjithë”.



Alarmin e jep aktorja amerikane Glenn Close në bazë të një raporti të publikuar në revistën “Panthera”. 8 nga 10 lloje felinësh janë në vijën ndarëse mes zhdukjes dhe ekzistencës, ndërsa i njëjti rrezik u kanoset edhe dhelprave e ujqërve.

Dokumenti fotografon situatën e 15 llojeve dhe në të theksohet se nëse garantohet mbijetesa e habitateve të tyre, nga kjo varet shumë edhe ekosistemi në tërësi. Një shekull më parë në Afrikë jetonin 200 mijë luanë, ndërsa sot janë rreth 30 mijë. Në 26 vende kjo specie është zhdukur pasi kërcënimi më i madh i tyre janë gjahtarët.

Në “hall” janë edhe leopardët, prej të cilëve ngelen rreth 7 mijë ekzemplarë. 500 janë dhelprat Darwin të ngelura në planet pasi në zonën e Kilit ku ato jetojnë, habitati i tyre është dhunuar nga industria. Në këtë shifër janë edhe ujqërit e Etiopisë, gjysma e të cilëve jeton në mallet Bale.

TCH

Temat e fundit