Insektet! - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Insektet!

Insektet!

· 13 · 7834

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 14-09-2005, 09:44:49
 

Brumbujt që hanë pemët mund të përfitojnë nga një klimë më e ngrohtë dhe të shumohen në numra më të mëdha. Këto foto tregojnë dëmtimin ndaj pemëve në White Spruce në Alaska të shkaktuara nga insektet.
« Editimi i fundit: 27-04-2020, 22:02:12 nga M A X »
Kush jane insektet?

Nisur nga 12:51Rubrika Pyetper

Insektet gjigande

Nisur nga M A XRubrika Zoologji

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 29-09-2005, 08:39:16
Fija e merimangës

Merimanga e quajtur Dinopis ka një mjeshtëri fantastike në gjueti. Në vend që të endë një rrjetë statike dhe të presë prenë e saj, ajo end një rrjetë të vogël dhe e hedh mbi prenë. Pastaj ajo e mbështjell mirë prenë me këtë rrjetë. Insekti i futur në kurth nuk mund të bëjë asgjë për të çliruar veten. Rrjeta është e ndërtuar kaq mirë saqë insekti ngatërrohet më keq sa më shumë të alarmohet. Për ta ruajtur ushqimin, merimanga e mbështjell gjahun me fije shtesë tamam sikur ta paketonte

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-09-2005, 08:43:43


Mushkonja

Ne gjithmonë i konside- rojmë mushkonjat si insekte fluturuese. Në fakt, mushkonja i kalon fazat para të zhvillimit të saj nën ujë dhe del prej tij nëpërmjet disa sistemeve të veçanta, e kompletuar me të gjitha organet e nevojshme.

Mushkonjat fillojnë të fluturojnë me anë të një sistemi ndjesie të veçantë që është në gjendje të përcaktojë vendin ku ka ushqim. Me këtë sistem ajo ngjason me avionët gjuajtës të ngarkuar me detektorë të ndjeshëm ndaj temperaturës, lagështisë dhe aromave. Ajo është në gjendje të perceptojë me lehtësinë më të madhe ndryshimet e temperaturës e të lokalizojë burimin e saj, kështu ajo mund ta lokalizojë lehtësisht prenë e saj edhe në terrin e natës.

Teknika e "thithjes së gjakut" te mushkonja përbën një sistem jashtëzakonisht të ndërlikuar. Me një sistem prerës me gjashtë presa ajo e pret lëkurën si sharrë. Gjatë proçesit të prerjes, ajo vendos një sekrecion në vendin e plagës dhe paralizon zonën, ndaj dhe viktima nuk ndjen që po i thithet gjaku. Sekrecioni në të njëjtën kohë parandalon mpiksjen e gjakut dhe siguron vazhdimin e procesit të thithjes. Sikur një prej këtyre gjërave të mos funksiononte, mushkonja nuk do të ishte në gjendje të ushqehej.
 

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 29-09-2005, 08:59:56
Termitet: arkitekte që të lënë me gojë hapurAskush nuk mund të mos çuditet kur shikon folenë e termiteve të ngritur mbi tokë. Kjo sepse foletë e termiteve janë mrekulli arkitekturale që arrijnë deri në 5-6 metra lartësi. Brenda kësaj foleje ka sisteme të sofistikuara që përdoren për nevojat e atyre termiteve që nuk mund të dalin në diell, për shkak të strukturës së trupit të tyre. Në fole, ka sisteme ventilimi, kanale, dhoma larvash, korridore, dalje sigurie, dhoma për mot të ftohtë dhe të nxehtë, me një fjalë çdo gjë. Ajo që të habit më shumë është se termitet që ndërtojnë këto fole të mrekullueshme janë të verbra.

Megjithatë, kur krahasojmë madhësinë e termiteve me atë të folesë së tyre, shohim se ato ia dalin të realizojnë me sukses një projekt me madhësi 300 herë më të madh sesa përmasat e tyre.

Termitet kanë dhe një karakteristikë tjetër të mrekullueshme; n.q.s. e ndajmë folenë e termiteve në dy pjesë në fazën e parë të ndërtimit të saj dhe pastaj e bashkojmë atë pas ca kohe shikojmë se të gjitha kalimet, kanalet dhe rrugët kryqëzohen me njëra-tjetrën. Termitet vazhdojnë detyrën e tyre sikur të mos ishin ndarë kurrë nga njëra tjetra.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 12-03-2007, 12:22:18
Disa insekte gjysemujore, qe rreshqasin ne siperfaqen e ujit ushqehen me insekte te tjera qe bien ne uje..
gjahu lokalizohet si ne rruga pamore ashtu dhe me ane te disa receptoreve te posacem qe ndodhen ne kembet e insektit.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 26-04-2007, 06:32:57
Bleta eshte insekti qe ka nje organizim jete teper te persosur.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 10-05-2007, 04:08:59
 Shkencetaret kane vezhguar dhe rezultuar  se helmi i nje lloj merimange qe jeton ne Ameriken e jugut,vepron si vjagra.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 09-07-2007, 21:50:03
Një merimange i nevojiten dy vende të ndara me qëllim që të thurë pëlhurën e saj. Pëlhurat, zakonisht, janë të thurura në kënde, aty ku dy mure bashkohen ose ndërmjet dy degëve. Megjithatë, disa merimanga janë aq të afta, sa të thurin pëlhurën e tyre duke përdorur një sipërfaqe të vetme. Merimanga, si fillim, gjen një degë elastike që është e gjatë në mënyrë të mjaftueshme për të thurur pëlhurën e saj. Pastaj ajo fikson dhe ngjit një fije në fund të degës. Duke lëvizur poshtë degës, ajo vazhdon të sekretojë fije të shumta. Në çastin që përshkon një distancë të caktuar, ajo ndalon dhe pushon se sekretuari. Tërheq fijet që ka sekretuar, i lakon si një hark dhe i ngjit me pikën fillestare. Pastaj fillon të thurë pëlhurën e saj përbrenda këtij harku.Merimangat e kopshtit e thurin pëlhurën e tyre disa herë ndërmjet dy degëve që janë larg njëra-tjetrës. Meqenëse pëlhura të tilla janë shumë të mëdha, ato kanë mundësi më të mëdha për të zënë gjahun. Megjithatë, masa e tyre e madhe bëhet shkak për pakësimin gradual të tendosjes së rrjetës, që do të thotë rënie në aftësinë për të zënë gjahun.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 12-09-2007, 21:10:13

Ne Tawakoni-Nationalpark, Texas, 250 merimanga qe i perkasin 12 llojeve te ndryshme, kane  endur nje rrjete me nje gjatesi 180 metra. Gjithcka ka filluar ne fillim te muajit gusht dhe ka perfunduar brenda pak ditesh.
Zakonisht merimangat jane "kanibale" per llojin e tyre,ndaj i ndertojne rrjetat vec e vec.
Studiuesi i insekteve Allen Dean u cudit kur gjeti mbi rjete 250 merimanga.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 29-03-2008, 04:50:55
Miza Drosophila riprodhohet 30 herë në vit. Një vit i kësaj mize përkon me 1 milion vite tonat. Ndryshimi që mund të ndodhë në jetën njerëzore në 1 milion vjet, te Drosophila duhet të duket në 1 vit.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 15-07-2008, 19:47:16
Një insekt qe te le përshtypjen e një buburreci është zbuluar për here të parë ne Mars te 2007-tes, ne Londer dhe pikërisht ne një pemë te Natural History Museum. Tre jave pas zbulimit ky lloj insekti, me madhesine e një kokrre orizi është perhapur ne te gjithë kopshtin e Muzeut madje dhe ne disa parqe ne qendër te Londres.
Për shkencetaret biolog ky insekt ne ngjyrë kuq e zi është i vështirë për tu identifikuar. Pamja e tij është e ngjyshme me te ashtuquajturin Arocatus roeselii, një buburrec qe vjen  nga Europa Qendrore dhe qe ka ngjyra te hapura.
Një grup studiuesish hedhin idenë se ky tip buburreci te jetë mutant i Arocatus roeselii.  Studiuesi Max Barclay është dyshues ne mendime: Ai thekson se speci te tilla, te rralla nuk zbulohen ne kopshtet e muzeve,as ne qendër te Londres por ne thellesi te  hapesirave pyjore.
Ndërkohë  ne Muzeun e Londres ndodhen 28 Milion insekte Exemplare, por insekti misterios kuq e zi,  nuk është me asnjë lloj identik.
Kështu mbetet ende e hapur për studiuesit, prejardhja e vërtetë e insektit.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 05-12-2009, 10:23:12
Dihet qe insektet jane grupi me i madh ne toke. Ato perpejne 80% te gjithe botes se kafsheve. Jane mbi nje milion lloje te zbuluara e pretendohen qe te kete miliona te pazbuluara akoma, sidomos ne zonen e pyjeve tropikale.
 

 
« Editimi i fundit: 27-04-2020, 22:03:19 nga M A X »

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 12-01-2010, 19:33:29
Ne shkretetiren izraelite disa studiues kane zbuluar nje lloj te re merimange te pa njohur me pare e pagezuar me emrin Cerbalus aravensis. Merimanga ka pothuajse madhesine e dores
Eshte shume aktive naten dhe ne muajt e nxehte

Temat e fundit