Ku jetojnë gjitarët? - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ku jetojnë gjitarët?

Ku jetojnë gjitarët?

· 1 · 1318

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-06-2011, 17:15:51
Gjitarët i janë përshtatur çdo lloj klime, nga jo polare, deri tek ajo ekuadoriale dhe, kësisoj, janë përhapur në gjithë botën. Peliçet e trasha, letargjia, migrimi, aftësia për të grumbulluar ushqim janë disa nga mënyrat me të cilat gjitarët kanë përballuar kushtet e vështira të klimës.



Në shkretëtirë

Deveja është përshtatur të jetojë në shkretëtirë falë gungave në të cilat grumbullon sasi të konsiderueshme yndyre që i shërben si rezervë kur i mungojnë ushqimi dhe uji. Ndërsa këmbët e mëdha nuk e lejojnë të zhytet në rërë.

Në borë

Në peizazhin e akullt të tundrës arktike jeton bualli i myshqeve. Për t’u ushqyer, ai çukërmon borën dhe akullin me thundra në kërkim të myshqeve, likeneve dhe rrënjëve.

Si janë të ndërtuar gjitarët?

Gjitarët janë kafshë homeotermë, domethënë me temperaturë trupore të pandryshueshme.

Ata e kanë trupin të mbuluar me qime pak a shumë të dendura dhe lindin këlyshë të gjallë, të cilët i ushqejnë me qumështin që prodhojnë gjëndrat e gjirit te femrat.

Truri i tyre është tepër i zhvilluar dhe kujdesen për të vegjlit për një kohë të gjatë.

Të vetmit gjitarë që riprodhohen me vezë janë ornitoringu dhe ekidna, të cilët, megjithatë, i rrisin me qumësht të vegjlit e tyre.

Temat e fundit