Misteri i balenave gri - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Misteri i balenave gri

Misteri i balenave gri

· 1 · 1093

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-08-2008, 12:26:14
Ujërat në gadishullin e Çukotas, në lindjen e largët siberiane, janë trazuar. Sipas vendasve, në Brigjet Lindore, ku gjuajnë balenat gri, vitet e fundit është rritur numri i këtyre ekzemplarëve të veçantë: mishi i tyre ka një erë aq të keqe sa që as qentë nuk pranojnë të ushqehen me të. Të paktit që e kanë pasur kurajën ta provojnë, kanë pasur menjëherë tharje të gojës, dhimbje të stomakut dhe të vjella. Disa shkencëtarë kanë treguar interes ndaj këtij fenomeni të pazakontë dhe kanë filluar kërkimet që nuk i përket vetëm balenave gri, por edhe disa llojeve fokash, vezëve të disa zogjve detarë, të cilët kanë të njëjtën erë. Nuk ka akoma një përgjigje të saktë, por është e qartë që diçka nuk po shkon siç duhet në oqean.

Në vitin 2003 një ekip shkencëtarësh amerikanë dhe rusë u nisën për të zbuluar misterin e këtyre balenave. Trei Roules, biolog i "Noaa", një institut federal amerikan dhe Valentin Iljashenko, përfaqësues rus i Komisionit Ndërkombëtar për balenat, morën disa kampione mishi të këtyre balenave nga peshkatarët e zonës për t‘i analizuar në laborator.

Kërkuesit hodhën hipoteza se era e keqe mund të jetë shkaktuar nga agjentë industrial ndotës që janë mbledhur në trupin e këtyre balenave, por analizat e hodhën poshtë këtë variant. Kampionet e marra përmbanin më shumë se njëqind përbërje organike të ndotura, të cilat nuk përbënin asnjë ndryshim me përmbajtjen e substancave artificiale që gjendeshin në trupat e balenave gri me ato të llojeve të tjera. Ato kampione u mbajtën në gjendje të ngrirë për dy vjet, në pritje për të marrë autorizimin për t‘i çuar në SHBA, por gjatë kësaj periudhe disa prej tyre edhe mund të prisheshin. Gjithsesi, mishi i balenave gri përmbante një sasi të shumëllojshme përbërjesh organike flurore, që madje e kalonin normën. Sipas disa biologëve detar, kjo mund të vërtetojë se metabolizmi i balenave po ndryshon, ndoshta për shkak të ndryshimit të tyre radikal në ushqimin që gjejnë për të ngrënë. Në mbrojtje të kësaj teze ka disa prova: balenat në përgjithësi ushqehen me planktone ose me disa gjallorë të ngjashëm me karkalecat, por peshkatarët kanë thënë se stomakun e balenave në fjalë e kanë gjetur plot me alga dhe merluc. Veç kësaj, Li Kuper, një ekologjist i qendrës për shkencën ambientale në Universitetin e Maryland, ka vërtetuar se balenat gri të Paqësorit Verior, i kanë ndryshuar ndjeshëm zakonet e tyre. Këta gjitarë detarë kryejnë një nga migrimet më të gjata në botën e kafshëve. Lënë vendet e riprodhimit në brigjet e Meksikës në sezonin e verës, për t‘u nisusr drejt zonave të pasura me ushqim, si deti i Beringut. Sipas Kuperit, disa nga këto balena nuk shkojnë më deri në ekstremin verior të planetit: ndalojnë pranë ishullit Vankuver në Kanada dhe në ishullin Kodiak në Alaskë. Është vërtetuar se në këto zonat e reja, ushqimi i tyre i preferuar është pakësuar dhe kështu balenat janë detyruar të ndryshojnë dietë.

Një tjetër mundësi është se numri i balenave është shtuar shumë në krahasim me ushqimin që kanë në dispozicion. Por Kuperi nuk është dakord. Sipas tij, në këtë dhjetëvjeçarin e fundit, rrymat e ngushticës së Beringut kanë ndryshuar, duke e bërë zonën më pak të përshtatshme për planktonet. Gjithashtu edhe produktiviteti në atë zonë të oqeanit, është pakësuar brenda këtyre njëzet viteve të fundit. Kuper pretendon se balenat kanë atë erën e keqe, për shkak se nuk janë të ushqyera mirë. Në fakt, vitin e kaluar balenat gri mbërritën në Meksikë pas migrimit veror, shumë pak të ushqyera. Ndoshta era e keqe mund të jetë efekti kolateral i të mos ushqyerit te balenat. Kafshët, kur nuk ushqehen mirë, për të stabilizuar metabolizmin e tyre, prodhojnë letone. Siç ndodh me qeniet njerëzore, kur mbajnë një dietë të caktuar me anë të së cilës duhet të djegin sa më shumë energji. Ndoshta kjo ndodh edhe me balenat, pra ato konsumojnë dhjamin e tyre për të rikuperuar energji.

Gazeta Shqip

Temat e fundit