Përse kangurët kanë xhep? - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Përse kangurët kanë xhep?

Përse kangurët kanë xhep?

· 1 · 685

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-05-2011, 16:34:21
 

Kanguri femër është e pajisur me një qese mbi bark, që quhet xhep, ngaqë struktura e brendshme e organeve të saj nuk e lejon rritjen e të vegjëlve deri sa të arrijnë zhvillimin e plotë. Pas lindjes, kanguri i vogël, i cili është ende pa lëkurë, i verbër dhe i gjatë vetëm 3 centimetra, kacavaret në trupin e së ëmës deri sa mbërrin te xhepi; aty, duke pirë qumësht, do të rritet deri kur, shtatë muaj më vonë, do të jetë në gjendje të dalë.


Cilët kafshë tjera kanë xhep?

Gjitarët me xhep janë të shumtë: numërohen 270 specie!

Të vegjlit e koalës kur dalin nga xhepi kapen pas kurrizit të nënës, e cila jeton e kapur pas degëve të pemëve.

Djalli i Tasmanisë është xhepor mishngrënës që gjuan natën. Ai është edhe notar shumë i mirë.

Oposumi nuk ka një xhep të vërtetë, por një lloj pale të lëkurës përreth sisëve. Kur të vegjlit janë rritur vendosen në fole.

Vombati rrëmih tunele të gjata për të ndërtuar folenë e vet nën tokë. Xhepi i tij është i vendosur mbrapsht në mënyrë që të mos mbushet dhe.

Ku jetojnë kafshët e këtilla?

Pjesa më e madhe e këtyre kafshëve jeton në Australi ngaqë mbetën të izoluar në atë kontinent si pasojë e ndarjes në pllaka të superkontinentit Pangea. Disa specie janë të përhapura në Guine, ndërsa oposumi jeton në Amerikën veriore.
« Editimi i fundit: 28-10-2020, 00:28:04 nga M A X »

Temat e fundit