Sikurse të gjitha kafshët, edhe peshqit kanë nevojë për oksigjen që të jetojnë. Për këtë arsye, ata janë të pajisur me velëza, dy të çara në anë të kokës, që i lejon të thithin oksigjenin që përmban uji. Peshku, me velëzat e mbyllura, e gëlltit ujin me gojë.
Më pas, uji përshkon fletët brenda velëzave, ku oksigjeni ndahet veç dhe thithet nga enët e gjakut, për të dalë më pas nga velëzat e hapura. Këto organe hapen e mbyllen ritmikisht në të njëjtën mënyrë sikurse te qeniet e gjalla në tokë alternohen lëvizjet e frymëmarrjes.
Mbrojtja e velëzaveFleta kockore që mbulon çdo velëz quhet “kapakth” dhe shërben për të mbrojtur fletët e velëzave.
Si marrin frymë gjitarët e detit?Balenat dhe delfinët kanë një sistem frymëmarrjeje të ngjashëm me atë të gjitarëve të tjerë: ata janë të pajisur me mushkëri prandaj dhe u duhet të thithin oksigjen nga ajri.
Për këtë arsye, ata dalin rregullisht nga uji dhe marrin frymë me flegrat e vendosura pranë majës së kokës. Delfinët shpesh thithin oksigjen gjatë kërkimeve të tyre karakteristike.
Në sa mënyra notojnë peshqit?Peshqit lëvizin duke lëkundur horizontalisht trupin dhe fletët. Lëvizjet e bishtit i ndihmojnë për t’u shtyrë përpara. Ngjalat i tkurrin muskujt në mënyrë të alternuar dhe lëvizin me dredha.
Duke ndërruar radhën e tkurrjeve ato lëvizin edhe mbrapsht.
Notimi i gjitarëve të detitGjitarët e detit notojnë me shpejtësi falë lëvizjeve vertikale të bishtit që i jep një shtytje të fuqishme përpara. Ndërsa duhet përmendur se raja noton duke lëkundur krahët e gjera të gjoksit.