Zbulohet gjarpri më i gjatë, është 17 metra - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet gjarpri më i gjatë, është 17 metra

Zbulohet gjarpri më i gjatë, është 17 metra

· 2 · 791

  • Postime: 27301
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-05-2011, 23:29:44
Një i tillë, kurrë më parë nuk ishte parë. Është plot 16.7 metra i gjatë dhe kur e sheh, të kall datën.

Gjarpri 16.7 metra i gjatë, është zbuluar sot në një pyll të një lokaliteti kinez, njoftoi media vendase.

Gjarpri është një boa tmerrësisht e madhe dhe u gjet rastësisht nga disa punëtorë kinezë në pyllin e qytetit Guping, në rajonin e Jiangxi.

Punëtorët gjetën gjak pranë vendit ku zbuluan boan gjigante: “Ndërsa ishim me makinë duke lëvizur në pyll, fillimisht pamë gjak gjithandej dhe një gjarpër të madh gjysmë i ngordhur. Pak çaste më pas, dalluam para nesh një gjarpër edhe më të madh. Ishte një pamje e tmerrshme. U trembëm aq fort dhe nuk dinim nga t’ia mbanim”, rrëfen shoferi frikën që përjetuan.

Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan një gjarpër të ngordhur kurse tjetri ishte zhdukur.

Gjarpri i ngordhur ishte 16.7 metra i gjatë dhe peshonte 300 kilogramë, njoftoi gazeta në anglisht “People’s Daily”, organ i Partisë Komuniste të Kinës.

e.t/NOA

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 02-05-2011, 00:43:12
 
300 kg dhe ishnin 2 gjarprinje 1 u plagos per vdekje dhe tjetri ja mbathi
« Editimi i fundit: 05-11-2020, 00:05:04 nga M A X »

Temat e fundit