Zhdukja e shqiponjës - Zoologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zhdukja e shqiponjës

Zhdukja e shqiponjës

· 1 · 561

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-10-2010, 21:30:25
Shqiponja, një simbol i vjetër i përdorur në flamuj, stema e zbukurime, është shpendi që po njerëzit i kanë veshur shumë virtyte.

Zhdukja e shqiponjës

Grekët dhe persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit. Kombe të tjera të lashta personifikonin me të, shpendin që udhëheq shpirtrat. Ndërsa, për shqiptarët, përveçse simbol i kombit, shqiponja përfaqëson identitetin e trojeve të banuar prej tyre ndër shekuj.

Triumfator mbi tokë dhe mbret mes qiejve, specia më e lartësuar nga të gjitha krijesat shpezore, gjendet sot nën kërcënimin e madh të zhdukjes së saj. Të paktën në Shqipëri. Specialistët vërejnë të alarmuar situatën e shpendit që nderohet në flamur, por që përndiqet në realitet.

“Në trevat shqiptare gjendja e shqiponjës është në pakësim, sepse vendet e strehimit të saj, zhdukja e pyjeve janë pakësuar. Kur s’ka shtëpi një shpend nuk ka si të rrojë. Pastaj po zhduken gjithashtu edhe të gjitha llojet e gjahut që ushqehet shqiponja”, shprehet specialisti Jorgo Lako.

Ornitologu Taulant Bino dëshmon se sipas studimeve të fundit në vend, shqiponja konsiderohet ndër speciet e kërcënuara me zhdukje. Mes tyre rrezikon shfarosjen edhe Shqiponja e Malit apo Golden Eagle, ajo që përbën edhe simbolin e shtetit shqiptar.
 
“Janë afro 9 lloje shqiponjash dhe ne si komb kemi simbol shqiponjën e maleve. Tek shpendët grabiqarë hyjnë disa. Statusi i tyre është i kërcënuar dhe shqiponjat hyjnë në llojet e rrezikuara”, thotë Bino.
 
Ndryshimet e skajshme të ekositemit, kanë tkurrur hapësirën ku ky shpend me veti të rralla zhvillon jetën. Për pasojë edhe racën e tyre.
 
“Shqiponja e maleve para disa vitesh është vlerësuar se në të gjithë vendin gjendet 50-100 çifte. Në vitet e fundit ka një përkeqësim të situatës së saj, për shkak të ndryshimit të raportit njeri-natyrë”, shprehet Bino.
 
Mes shumë kërcënimesh, shpendi i egër i ditës, është bërë ndërkaq viktimë e njeriut, i cili sot është shndërruar në një grabiqar i papërgjegjshëm për të.

“Ato tregëtohen të balsamosura në rrugë, restorantet i ekspozojnë si vlera, por që nuk përbëjnë aspak vlerë kombëtare. Pastaj është edhe trafiku i tyre”, pohon Bino.

“Po s’u morën masa është në rrezik zhdukjeje, jo vetëm shqiponja, por gjithë llojet e tjera. Është katastrofike gjendja e tyre vitet e fundit”, shton Jorgo.

Situata është përtej kufijve të alarmit, megjithatë ekspertët vazhdojnë të besojnë se ka ende shpresë.

“Është në fazë të përparuar të rrezikut, por nuk besoj se do të zhduket. Mjafton të merren masa mbrojtëse dhe situata do të jetë më e mire”, shprehet Bino.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Gjuetarëve dhe Peshkatarëve, Jorgo Lako, është mjaft skeptik për masat mbrojtëse të shpendit tonë simbol.

“Shqipëria është në 10% e vendeve me të lulëzuara të botës. E merr veten, por duhen marrë masa drastike”, thotë Lako.

“Masat përfshijnë organet pyjore, ato vendore, por kryesisht duhet t’i mëshohet edukimit mjedisor. Një fëmijë me llastiqe sot vret një shpend të vogël, nesër një shqiponjë”, shton ai.

Studimet tregojnë se në rang botëror shqiponja, rrezikon zhdukjen. Por, pas species, kërcënohen së paku simbolet shtetërore të 25 shteteve, të cilat përfaqësohen me këtë shpend. Mes tyre dhe Shqipëria që mban shpendin vigjilent, si symbol të identitetit të saj zyrtar. Por, nëse shpendi që simbolizon dritën e fitores, shpirtin luftarak dhe forcën e arsyes, simboli kaq i lakmuar në histori e ndër shtete, sot është përballë kërcënimit të zhdukjes, përfaqësimi përmes saj do të mbetet vetëm një gojëdhënë. Top Channel

Temat e fundit